Biznes

Si ta zhvendosni biznesin tuaj në Cloud

Publikuar , 15 Korrik 2010
0
Si ta zhvendosni biznesin tuaj në Cloud

Shënim: Për linqe në veglat dhe shërbimet e përmendura më lartunë jam fokusuar në opsionet më të popullarizuara dhe më të besueshme – shfletoni në find.pcworld.com/70070.

Office në Web

Keni disa zgjidhje të mira për të integruar aplikacionet e famshme Microsoft Office me Net. Shërbimi Office Live Workspace i Microsoft punon me Word, Excel dhe PowerPoint; ai ju mundëson që të ruani dokumente të Office në web faqen e Live Workspace dhe mund t’i shihni këta skedarë në një shfletues, t’i ndani ata me njerëzit e tjerë në vendin tuaj të punës dhe t’i editoni në desktop. Skedarët qëndrojnë online në serverët e Microsoft-it, por mund t’i hapni, editoni dhe ruani si të ishin në hard diskun tuaj. (Për detaje në Office 2010 dhe përafrimin me produktivitetin e bazuar në web, shihni faqen 77.) Nëse preferoni Google Docs (suita e Google për aplikacione online) në Live Workspace, disa vegla mund t’ju ndihmojnë të sinkronizoni aplikacionet Office me Google Docs. E para, Memeo Connect, sinkronizon çdo dokument mes desktopit tuaj dhe Google Docs. Ju mund të zgjidhni të editoni dokumentet lokalisht në Microsoft Office apo online në Google Docs; sipas secilës metodë, Memeo Connect do t’i mbajë dokumentet tuaja lokale Office të sinkronizuara në mënyrë konstante me Google Docs. Nëse bashkëpunoni shumë, një opsion më i mirë mund të jetë OffiSync. Pasi të instalohet, OffiSync punon ngjashëm me Memeo Connect, duke ju mundësuar që të shihni dhe editoni cilindo dokument në desktop apo brenda Google Docs.
Gjatë bashkëpunimit, përdorues të ndryshëm mund të punojnë në dokumentin e njëjtë në të njëjtën kohë dhe ndryshimet që një përdorues ruan do të bashkohen menjëherë me versionin e dokumentit që ka hapur përdoruesi tjetër.

LEXO EDHE:  Faturimi dixhital, tatimet shpjegojnë çfarë do të bëhet me faturat kur nuk ka internet

Kalendari Online

Një kalendar që sinkronizohet në cloud ju siguron se do të keni gjithmonë akses në orarin tuaj dhe gjithashtu mund të sinkronizohet wireless edhe në telefonin tuaj të mençur. Për të përballuar këtë punë mos kërkoni tjetër përveç Google Calendar dhe shtesës Google Calendar Sync për Microsoft Outlook. Pasi të instalohet, vegla mund të performojë sinkronizim të dyanshëm mes kalendarit tuaj Outlook dhe Google Calendar. Një bonus për pajisjet: Nëse keni BlackBerry, iPhone, Nokia S60 apo telefon të mençur Windows, Google Sync për telefonin tuaj mund të sinkronizojë kalendarin me pajisjen tuaj në mënyrë që ju të shihni orarin tuaj edhe derisa jeni në lëvizje, të shtoni një takim dhe të pushoni rehat, që herën tjetër kur të uleni në kompjuterin tuaj kalendari juaj do të jetë në sinkronizim të përkryer. Kontaktet tuaja janë zemra e biznesit tuaj, prandaj është shumë me rëndësi që të siguroheni se ato janë të ruajtura, të azhurnuara dhe të aksesueshme nga kudo. Nëse abonoheni në Google Apps Premier Edition (kjo është ide e mirë nëse jeni serioz për sinkronizimin e të dhënave tuaja me cloud të Google), ju gjithashtu përfitoni akses në Google Apps Sync për Microsoft Outlook- një vegël që përballon për mrekulli sinkronizimin e kontakteve mes Outlook dhe Google Contacts. Nëse nuk dëshironi të abonoheni në Google Apps Premier, por do të dëshironit të sinkronizonit kontaktet e Google me ato të Outlook, provoni GO Contact Sync. Nuk dëshironi të provoni aplikacione të Google? Plaxo është një shërbim për menaxhimin e kontakteve online që sinkronizohet me Outlook në mënyrë të shkëlqyer. Një bonus për celularin tuaj: Google Contacts, sikurse Google Calendar, sinkronizohet shumë mirë me Black-Berry, iPhone, Nokia S60 dhe pajisjet Windows.
Google Sync është shumë i dobishëm veçanërisht për kontaktet në telefonin tuaj gjithashtu. Nëse jeni mësuar që të krijoni dhe editoni skedarë online, ndoshta do të preferonit të përdornit aplikacionin për sinkronizimin e skedarëve si Dropbox apo SugarSync për të sinkronizuar dokumentet tuaja në cloud. Thjesht instalojeni njërën prej këtyre veglave në kompjuterin tuaj dhe mund të sinkronizoni dhe ruani menjëherë cilindo skedar mes cloud dhe çdo kompjuteri që e ka të instaluar atë aplikacion. Për më tutje, çfarëdo që të shtoni në një folder të sinkronizuar, ai automatikisht sinkronizon mes web-it dhe çdo desktopi ku ju keni instaluar veglën.

LEXO EDHE:  Amazon nën hetim nga Komisioni Evropian për konkurrencë të pandershme

E-mail në Cloud

E-maili është shumë i rëndësishëm për çdo biznes, por sinkronizimi i e-mailit mes desktopit dhe web-it përmes serverit të kompanisë suaj ose shërbimit cloud si Gmail nuk është saktësisht i ri. Nëse përdorni Gmail apo Google Apps, unë rekomandoj që të rregulloni IMAP të Gmail me klientin tuaj të e-mailit në desktop për t’i mbajtur ato të sinkronizuara. (Për të aktivizuar IMAP në Gmail, futuni dhe pastaj vizitoni faqen për rregullime në ‘Forwarding and POP/IMAP’.) Pasi të rregulloni Gmail IMAP në desktopin tuaj, klienti juaj i e-mailit do të jetë gjithmonë në sinkronizim të përkryer me Gmail në shfletuesin tuaj.

Lajmet e fundit>