Blog

Si të blini një laptop për në universitet ?

Publikuar , 15 Gusht 2013
0
Si të blini një laptop për në universitet ?

1252503_1160-100024357-largeShkolla po afron dhe së shpejti do t’ju duhet një laptop i mirë për të bërë detyrat dhe projektet në universitet. Nëse keni në plan të blini për herë të parë një laptop, apo nëse thjesht dëshironi të blini një të ri, ne kemi disa këshilla që do t’ju ndihmojnë në zgjedhjen tuaj.   

Çfarë ju duhet? 

1.       Bateri me jetëgjatësi të lartë. Pavarësisht se sa mirë dini ta menaxhoni, do të ketë ditë kur t’ju duhet të rrini në universitet nga mëngjesi në darkë. Modelet me gjeneratën e katërt të procesorëve Intel Core (ose Haswell) vërtet kushtojnë pak më shumë por janë të pakrahasueshëm kur vjen puna tek konsumi i energjisë. Mund t’i gjeni përmes numrit 4000 e lart, si për shembull Core i3-4010U.  

2.       Peshë e ulët. Në laptop mund të ruani librat dhe materialet e tjera, çka eliminon nevojën për t’i mbajtur ato fizikisht me vete. Laptopin zgjidheni të hollë. Mund të zgjidhni edhe tablet me tastierë apo hibrid, por fillimisht sigurohuni që ju hyn në punë dhe ia vlen të blihet në vend të laptopit.  

3.       Tastierë e rehatshme. Gjatë kohës në universitet do t’ju kërkohet të shkruani artikuj, të shkruani detyrat, të programoni nëse studioni për informatikë, të komunikoni me miqtë, të mbani shënime gjatë leksioneve etj. Prandaj, ju duhet një tastierë e mirë. Nëse do të keni orë mësimi pasdite, ju sugjerojmë të blini një tastierë me ndriçim të brendshëm LED.  

4.       Ekran i madh për të bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë. Nuk ka gjë më të vështirë sesa të bësh disa gjëra njëkohësisht në një ekran të vogël. Zgjidhni një laptop me ekran mbi 14 inç.  

5.       Garanci. Marrja e laptopit në shkollë shpeshherë nënkupton dëmtime për shkak të pakujdesive dhe nxitimit. Sigurohuni që i keni lexuar mirë të gjitha pikat në garancinë e blerjes për të parë se cilat dëmtime mbulohen.   

LEXO EDHE:  Cigarja elektronike i merr jetën një 25 vjeçari

6.       Softuerë sigurie. Përgjithësisht ka dy lloje softuerësh sigurie: programe si Norton AntiVirus dhe McAee Internet Security që mbrojnë kompjuterin dhe informacionet në të nga viruset, malware-t etj. Gjithsesi, ka edhe nga ato pa pagesë si Avast Frë Antivirus dhe Microsoft Security Essentials. Së dyti, softuerët që mbrojnë PC-në në rast se vidhet. Disa prej tyre si GadgetTrak, Hidden, dhe LoJack ju ndihmojnë ta gjeni laptopin në rast se jua vjedhin.  (PCWorld Albanian)

Tags >

laptop
Lajmet e fundit>