Lajmet

Si të çaktivizoni pasqyruesin e PDF-ve brenda Chrome ose Firefox

Publikuar , 28 Prill 2014
0
Si të çaktivizoni pasqyruesin e PDF-ve brenda Chrome ose Firefox

q6trf9hfe6ire4yni6thProgramet në miniaturë të cilat ju mundësojnë t’i shihni brenda shfletuesve dokumentet në PDF, si në rastet e Google Chrome apo Mozilla Firefox, janë të dobishme pasi nuk ju duhet të instaloni ndonjë program tjetër për t’i hapur këto lloj skedarësh.

Mjafton shfletuesi juaj. Megjithatë, ka njerëz që preferojnë të përdorin programet e kompjuterit për të parë PDF-të, siç mund të jetë Adobe Reader etj. Çaktivizimi i të lexuarit të skedarëve PDF brenda shfletuesit është i mundur falë disa komandave të thjeshta.

Në Firefox, shkoni tek Options > Applications, dhe më pas gjeni opsionin që thotë “Portable Document Format (PDF)”. Klikoni në menunë drop-down dhe zgjidhni një opsion të ndryshëm nga Firefox. Në Chrome, shkruani në shiritin e adresës ku shkruani zakonisht uebfaqet që doni të hapni: “chrome:plugins”.

Më pas klikoni linkun ‘Disable’ nën “Chrome PDF Viewer”. Kur të ndesheni sërish me një skedar PDF-je, ai nuk do të hapet më brenda shfletuesit që po përdorni por përmes programit që zgjodhët pak më parë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Firefox 69 aktivizon mbrojtjen nga gjurmimi për të gjithë përdoruesit

Lajmet e fundit>