Lajmet

Si të çregjistroheni nga gjithë email-et e LinkedIn me një klikim të vetëm

Publikuar , 11 Prill 2014
0
Si të çregjistroheni nga gjithë email-et e LinkedIn me një klikim të vetëm

ablln7beqw7wbbyic2dkLinkedIn na dërgon dhjetra email-e. Në një ditë të caktuar, mund të merrni 10 email-e të ndryshme që kanë lidhje me ditëlindjet, kontaktet e reja që i janë bashkuar rrjetit social, apo njoftime të tjera bezdisëse.

Për t’u çregjistruar nga të gjitha duhen një sërë klikimesh me shumë e shumë menush të formës drop down, por zhvilluesi Chengyin Liu ka krijuar një ‘bookmarklet’ për ta realizuar këtë proces në vetëm një klikim.

Mjafton ta merrni atë nga Digital Inspiration më poshtë dhe ta çoni tek shiriti i bookmark-eve tuaja. Më pas, shkoni tek faqja kryesore e “Settings” në LinkedIn. Klikoni bookmarklet-in dhe gjithçka do të ndryshohet vetë në “no email.”

Kaq mjafton për ta kryer këtë proces vetëm nëpërmjet një klikimi. Ndoshta mund të mendoni se edhe për ta shkarkuar bookmarklet-in duhen shpenzuar disa sekonda, por gjithsesi harxhoni më pak kohë sesa të merrni një për një gjithë opsionet e LinkedIn. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  ICT Awards dhe S4J Aftësi për Punë organizuan në qytetin e Vlorës bootkampin e dytë ICTS

Lajmet e fundit>