Lajmet

Si të dalloni butonat e rremë të shkarkimit

Publikuar , 25 Tetor 2012
0
Si të dalloni butonat e rremë të shkarkimit

E njihni shprehjen “shikoni se ku ecni”?. Në botën moderne, ajo do të përshtatej “shikoni mirë para se të klikoni”.

Në foton e paraqitur më poshtë, shihni një “screenshot” për shkarkimin e aplikacionit “Giveaway of the Day”.

Në të djathtë, mund të vini re një buton që thotë “Download”. Për të shkarkuar softuerin, një pjesë e madhe e njerëzve do të klikonin butonin e madh “Download” në të djathtë.

Por kjo është gabim! Nëse klikoni atje, do të shkarkoni një softuer të quajtur “Download Manager”, që është në fakt një program i panevojshëm. Shpesh herë mund të jenë edhe toolbar-e që nuk do t’i përdorni kurrë, reklama, apo edhe spyware ose viruse.

Kjo është një taktikë shumë e zakonshme mes reklamuesve dhe shpërndarësve të spyware-ve. Ata vendosin butona me emrin “Download”, në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e përdoruesve dhe këta të fundit t’i klikojnë, ndërkohë që presin të shkarkojnë diçka tjetër.

Pikërisht, këto spyware, viruse apo aplikacione të tjera të dëmshme që shkarkohen në këto raste mund t’ju hapin probleme të mëdha me kompjuterin tuaj. Prandaj, ne ju paraqesim disa këshilla që duhet t’i keni parasysh, për të mos rënë pre e mashtrimeve të tilla:

1. Mos klikoni çdo buton “Download” që shihni. Ndonjëherë ju duhet të zbrisni me ashensor më poshtë, për të gjetur butonin e duhur, i cili mund të jetë i vogël dhe jo fort i dukshëm. Për ta gjetur, mund të kërkoni edhe në opsionin Find me fjalën “Download”.

2. Sërish nuk jeni të sigurte? Vendosni mouse-n sipër linkut, por mos e klikoni atë! Thjesht kontrolloni me sy URL-në që lidhet me të në shiritin në fund të shfletuesit. Në qoftë se është shumë i gjatë, nuk përputhet me domeinin e faqes ku jeni apo nëse përmban fjalë si “ads”, me shumë mundësi është linku i rremë.

LEXO EDHE:  Mbyllen 1500 faqe bastesh online

3. Punoni me faqe të besueshme (p.sh, shumë faqe për torrent, nuk janë të besueshme). Përpiquni të shkarkoni nga faqja zyrtare e programit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>