Ja se si

Si të dërgosh me e-mail postimet në WordPress

Publikuar , 13 Nëntor 2008
0
Si të dërgosh me e-mail postimet në WordPress

Procesi vetvetiu ka disa disavantazhe: Nuk punon me llogari SSL, kërkon POP3 dhe për momentin nuk punon me foto. Unë preferoj një shtesë falas të quajtur Postie.

Edhe përkundër kufizimeve për përkrahje vetëm në WordPress 2.5, Postie mund të përmirësojë sigurinë, duke publikuar vetëm mesazhet e dërguara nga një adresë e caktuar.

Për të filluar, krijoni një e-mail të ri dhe sekret për ta përdorur ekskluzivisht për dërgesat në WordPress.

Pastaj, shkarkoni skedarin .zip Postie nga find.pcworld.com/61183, hapeni dhe ngarkojeni dosjen postie në /wp-content/plugins në server. Krijoni një dosje të re në direktorinë bazë Web, të quajtur wp-photos dhe wp-fi les ku Postie mund të ruajë të dhënat e veta. Sigurohuni që në këto dosje mund të futen të dhëna duke rregulluar lejen e dosjes në 755. Në WordPress, klikoni Plugins në anën e djathtë, në pjesën e sipërme. Aktivizoni Postie. Ç’identifi kohuni dhe identifi kohuni përsëri si administrator.

Klikoni Settings•Confi gure Postie. Vendosni adresën e-mail që dëshironi ta lejoni të postojë të dhëna në blog.

Lerini rregullimet tjera në vlerat e paracaktuara. Shkoni në fund të faqes dhe vendosni të dhënat për llogarinë tuaj e-mail. Klikoni Update Options dhe pastaj klikoni Test Confi g.

Nëse hasni ndonjë problem, konfirmoni se detajet e llogarisë e-mail janë në rregull. Postie duhet të jetë gati për punë tani, por ju duhet të krijoni një komandë Unix të programuar, të quajtur cronjob, që do ta kontrollojë rregullisht llogarinë e-mail për mesazhe të reja.

Tek faqja e konfigurimit në serverin tuaj Web, hapni veglën Cron Jobs dhe krijoni një detyrë të re. Në fushën e tekstit, vendosni */5****/usd/bin/lynx–source http://www.webfaqjajuaj.com/wp-content/plugins/postie/get_mail.php>/dev/null2>&1 (vendosni hapësirë pas‘source’); WordPress tash do të kontrollojë për e-mail të ri çdo 5 minuta. Postie do të përdorë fushën e titullit të mesazhit si titull të postimit në blog, ndërsa teksti i mesazhit do të jetë teksti i postimit të ri. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Sunrise blen operatorin më të madh kabllor në Zvicër

Tags >

Wordpress
Lajmet e fundit>