Lajmet

Si të eksportoni kontaktet tuaja nga iPhone

Publikuar , 13 Gusht 2013
0
Si të eksportoni kontaktet tuaja nga iPhone

A jeni duke shikuar se si të bëni eksportimin e kontakteve tuaja nga iPhone? A po e keni menduar një gjë të tillë ta realizoni në një kohë të afërt? Është një rrugë e thjeshtë për ta bërë këtë gjë, falë iCloud. Më poshtë mund të shihni se si të bëni shkarkimin e të gjitha iKontatkteve tuaja, pastaj t’i ruani ato në kompjuterin tuaj për një listë të mundshme për bartje, ose t’i importoni në vendet e ngjashme si Gmail.

1. Për të filluar, shkoni tek menuja “Settings” e iPhone dhe shtypni “iCloud”.

2. Ndryshoni tani opsionin “Contacts” në “On”. Shtypni opsionin “Merge”. 3. Pastaj shkoni në iCloud.com dhe kyçni me hollësitë e llogarisë suaj Apple.

4. Klikoni në ikonën “Contacts”.

5. Kur të jetë hapur libri me adresa, klikoni në ikonën me dhëmbëza në këndin e poshtëm të majtë, pastaj zgjidhni “Select All”, pastaj “Export vCard”.

6. Ruani skedarin tuaj vCard në kompjuter. Tani keni ruajtur kontaktet nga iPhone dhe nëse dëshiron që t’i futni në Gmail, shikoni hapin vijues.

7. Në llogarinë tuaj në Gmail, klikoni në menunë e Gmail në këndin e majtë të sipërm dhe zgjidhni “Contacts”. Përdorni menunë rënëse “More” për të përzgjedhur opsionin “Import”.

8. Tani mund të zgjidhni skedarin tuaj vCard nga kompjuteri juaj dhe pastaj klikoni “Upload”.

9. Tani do të shihni kontaktet tuaja nga iPhone si një nën-seksion të menusë suaj “Contacts” në Gmail, të listuar sipas datës që i keni futur. Ju mund të zgjidhni që t’i bashkoni ato me kontaktet tuaj ekzistues, për t’i ikur dyfishimit të tyre, ose t’i mbani si skedarë të ndarë.

LEXO EDHE:  XS, XS Max dhe XR: Cilat janë diferencat mes iPhone-ve të rinj?

Ndiqni me kujdes udhëzimet e thjeshta të listuara më lart hap pas hapi për të realizuar me sukses eksportimin e kontakteve tuaj nga iPhone. Na tregoni në komente ndonjë rrugë tjetër të cilën e keni përdorur, apo që e dini. (PCWorld Albanian)

iphone

Lajmet e fundit>