Ja se si

Si të evitoni lodhjen nga ekrani i kompjuterit

Publikuar , 10 Tetor 2012
0
Si të evitoni lodhjen nga ekrani i kompjuterit

Shumica prej nesh qëndrojnë në ditët e sotme me orë të tëra para kompjuterit dhe pothuajse gjithmonë vjen momenti kur ndjejmë lodhje dhe dhimbje të syve.

Ato nuk shkaktohen vetëm nga kompjuterët desktop apo nga laptopët, por edhe nga ekspozimi i tejzgjatur ndaj ekraneve të tabletëve apo smartfonëve.

Të gjitha këto pajisje i dëmtojnë sytë tanë. Por si mund ta reduktojmë këtë dëmtim? Fillimisht, mund t’ia nisni duke lexuar një manual prej 16 faqesh në anglisht: “Screens, Phones, Tablets, and More: Keeping Your Eyes Safe in a Digital Age.” .

Guida iu ofron informacione të pasura mbi shkakun e problemit, simptomat e lodhjes së syve nga pajisjet dixhitale (nga lodhja e lehtë deri tek dhimbja e shpinës apo kokës) dhe cilët janë më të ekspozuar ndaj riskut (rezulton që janë femrat).

Në faqen 11 të manualit gjeni disa nga masat që duhet të ndërmerrni së bashku me disa sugjerime. Për shembull:

– Reduktoni ndriçimin. Ndryshoni ndriçimin e ekranit (uleni) duke kontrolluar në opsionet e pajisjes. Ndryshoni edhe sfondin e ekranit, nga një pamje me ngjyra të ndezura, kaloni në një me ngjyra më pak të tilla, si p.sh gri. Po ashtu, mund të ndryshoni edhe filterat e reduktimit të ndriçimit.

– Pastroni ekranin. Fshijeni nga pluhuri dhe pastrojeni mirë për të reduktuar ndriçimin.

– Përshtasni ndriçimin që ju rrethon. Zvogëloni ndriçimin e llambave të dhomës në mënyrë që të përshtaten me ndriçimin e ekranit tuaj. Evitoni vendet me ndriçim të theksuar (jashtë shtëpisë).

Guida rekomandon edhe rregullin 20-20-20: çdo 20 minuta, bëni një pushim 20 sekonda nga ekrani dhe fokusohuni tek diçka 20 metra larg.

LEXO EDHE:  Jep dorëheqjen ekzekutiv i TikTok përballë presionit Amerikan

Së fundmi, fotoja ju tregon mënyrën e drejtë të qëndrimit në kompjuter. (PCWorld Albanian)