Lajmet

Si të instaloni programe të vjetra në një PC të ri

Publikuar , 20 Gusht 2013
0
Si të instaloni programe të vjetra në një PC të ri

programeKjo është diçka që jemi përpjekur ta bëjmë të paktën njëherë në jetë. Faktikisht, ekzistojnë disa kufizime lidhur me kohën se sa gjatë mund të përdoret një softuer i vjetër.

Megjithatë, mund të na rastisë që të duam të instalojmë në PC-në tonë të ri një program të vjetër për arsye të ndryshme, qoftë edhe thjesht për kuriozitet. Nëse përpiqemi të instalojmë një program të vjetër do të na shfaqet një mesazh gabimi i cili është i ngjashëm me të mëposhtmin:

program i moqem

Në këtë rast bëhet fjalë për mospërputhshmëri lidhur me mjedisin Windows. Fillimisht, Windows ishte 16-bit dhe në të mund të ekzekutoheshin vetëm softuerë 16-bitsh. Me Windows 95, sistemi u zgjerua në 32-bit, dhe mund të ekzekutonte programe 16- dhe 32-bit. Windows Vista, 7, dhe 8 vijnë të gjitha me versione 32- dhe 64-bit (në varësi të procesorit). Versionet 64-bit mund të ekzekutojnë programe 32- dhe 64-bit programs, por jo ato 16-bit. Për të parë se në çfarë mjedisi punoni, kontrolloni të dhënat e sistemit. Në Windows 7, klikoni Start, klikoni me të djathtën Computer, dhe zgjidhni Properties. Në Windows 8, klikoni Search Charm, shkruani System, klikoni Settings, më pas System. Atje kërkoni për fushën System type. Nëse keni version 32-bit, ndoshta mund ta instaloni programin që dëshironi. Klikoni me të djathtën në skedarin .exe dhe zgjidhni Properties. Klikoni Compatibility tab. Më pas zgjidhni Run this program in compatibility mode dhe zgjidhni opsionin e duhur. Më pas, përpiquni ta lançoni sërish. Ndoshta do t’ju duhet ta bëni disa herë këtë procedurë derisa të gjeni zgjidhjen e duhur.

Nëse keni mjedis 64-bit (si shumica e PC-ve vitet e fundit), zgjidhjet janë më të limituara. Nëse keni Windows 7 Professional, Enterprise, ose Ultimate, mund të shkarkoni dhe instaloni Microsoft Windows XP Mode dhe Windows Virtual PC. Ajo ekzekuton një kopje të XP në një makinë virtuale 32-bit. Fatkeqësisht, nëse keni versione 64-bit të Vista, Windows 8, ose Windows 7 Home, ky opsion nuk vlen. Ju mund të shkarkoni dhe instaloni një makinë tjetër virtuale, si për shembull VMWare Player, por do t’ju duhet të keni edhe një version të vjetër të Windows-it për ta ekzekutuar. Ose, nëse keni version 64-bit të Windows 8 Pro ose Ultimate, mund të përdorni Hyper-V që përfshihet në të për të ekzekutuar një makinë virtuale, edhe pse do t’ju duhet sërish një version i licencuar i XP. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Nubia një pajisje të çuditshme për të zëvendësuar smartfonët

Lajmet e fundit>