Blog

Si të jeni kompani mediale

Publikuar , 26 Tetor 2011
0
Si të jeni kompani mediale

Në ditët e vjetra, gjërat ishin më thjeshtë. Por, ka mënyra jo të shtrenjta për të reklamuar produktin tuaj, së paku gjersa pranoni një fakt. Ju jeni gjithashtu një kompani mediale. 

Ndryshimet sociale

Një në 11 njerëz në planet është në Facebook. Shumica që njihni ka një e-mail dhe me gjasë, një llogari së paku në njërin prej rrjeteve sociale. Kjo nënkupton se konsumatorët, proskettet tuaja dhe kontaktet tjera që dëshironi t’i arrini dhe tërhiqni janë pranë jush duke përdorur këto vegla për komunikim, konsumim, marrje të lajmeve dhe mësim – dhe ju keni veglat për të prodhuar diçka me vlerë për ta.

Krijoni variabla 

Nëse dëshironi të arrini tek njerëzit, gjeni aty ku janë. E-mail (edhe pse disa thonë se po vdes) është ende metoda numër një për të arritur tek njerëzit në formën digjitale. Mos mendoni se kjo do të thotë të krijoni newsletter koti për këtë punë, por në vend të kësaj shkruani një email me 500 fjalë që përmban më të mirën prej asaj që po sillni në jetë.

Krijoni një blog dhe postoni artikuj çdo javë. Përdorni një VIDEO BLOG për të tërhequr vëmendjen e njerëzve. Krijoni video që përmbajnë informacione deri në katër minuta apo më pak për çdo gjë, përveç intervistave të detajuara. Dhe nëse dëshironi një tjetër lëvizje të madhe, ofroni audio skedarë për shkarkim me videot tuaja. 

Shpërndarje e gjerë

Për shkak se e-mail është ende në kulm punoni shumë për të gjetur blerës dhe prospekte për tu abonuar në newsletter’in tuaj. Shfrytëzoni Facebook, Twitter, Linkedin dhe Google+.

LEXO EDHE:  Amazon beson se robotët nuk do të punojnë dot pa staf njerëzor

Nëse blerësit janë shumë mobil, konsideroni një shërbim me SMS për të dërguar përditësime të shpejta përmes tekstit. Punëtorët e ndërtimtarisë, ekspertët e transportit dhe të tjerët të profesioneve të ngjashme shfrytëzojnë shumë më shumë tekstin dhe zërin sesa e-mailin apo uebin. Keni këtë parasysh.  

Krijoni dhe shpërndani 

Ju nuk dëshironi t’ua ngarkoni kokën njerëzve vetëm me produktet dhe shërbimet tuaja. Gjeni informacione interesante që aplikohet mbi shijet e tyre dhe gjithashtu shkëmbeni atë. Nëse ju për shembull merreni me verë, ofroni receta të kësaj natyre prej faqeve tjera apo prej videove që gjendet në YouTube. Bëni çfarëdo që mundeni për të shkëmbyer tregimin tuaj.

Është në duart tuaja

Ju keni mundësinë për të tërhequr vëmendje e njerëzve, për t’i konvertuar nga audienca në komunitet – dhe më pas në blerës besnik. Ky është një proces, që merr pak para, por kërkon vëmendje dhe kujdes. Ju nuk mund ta gjuani produktin tuaj dhe të shpresoni për sukses. 

Çka mendoni? A jeni gati për tu futur në biznesin media?

 

Artikull botuar nga Chris Borgan (@chrisborgan) në Entrepreneur.com. Chris është president i Human Business Works, një biznes i vogël për edukim dhe zhvillim. Ai është gjithashtu bashkë-autorë i librit bestseller “Trust Agents’, dhe autor i Social Media 101.

Lajmet e fundit>