Softuer

Si të kërkoni skedarë në USB?

Publikuar , 01 Tetor 2011
0
Si të kërkoni skedarë në USB?

Dropout është një vegël kërkimi open source për Windwos që ua lehtëson kërkimin e skedarëve që ndodhen në USB, Dropbox ose ndonjë vend tjetër. Kjo vegël është portative dhe nuk kërkon rregullim ose instalim në Windows. Ju thjesht duhet ta shkarkoni dhe ta ekstraktoni skedarin .zip, pastaj të dropout.exe në follderin parësor të USB-së, pastaj ju do të jeni në gjendje që të kërkoni skedarë në të njëjtin vend dhe në nënfollderët e tjerë.

Herën e parë që e lëshoni Dropout-in për të funksionuar, ai do të krijojë një skedarë indeksimi brenda një nëndirektoriumi të fshehur dhe kështu ai s’do të ketë nevojë të bëjë riindeksimin sa herë që e vendosni USB-në në ndonjë kompjuter tjetër. Indeksimi i kërkimit vetvetiu përditësohet herën e ardhshme kur ju e hapni programin Dropout posa që shtoni/përditësoni skedarët. Ju tani me Dropout mund të kërkoni për skedarë sipas emrit, shtojcave dhe madje në bazë të përmbajtjes së tyre.

Shkarkoni Dropout, i cili funksionon në Windows XP, Windows Vista dhe Windows 7./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Debuton WordPres 5.0 me editorin e ri Gutenberg

Lajmet e fundit>