Ja se si

Si të kontrolloni kompjuterin tuaj me zë

Publikuar , 30 Mars 2011
0
Si të kontrolloni kompjuterin tuaj me zë

1. Merrni përsipër komandimin

Për të filluar me njohjen e zërit në Windows 7, klikoni mbi menynë Start dhe klikoni tek butoni i Control Panel (panelit kontrollues). Tani, zgjidhni grupin Ease of Access (qasje e lehtë) dhe hapni Speech Recognition (njohje e zërit).



2. Rregulloni mikrofonin

Gjersa është e mundur që të fillohet me sistemin e kontrollimit me zë të Windows 7 pa bërë ndonjë përgatitje paraprake, ne ju këshillojmë të mos e bëni këtë. Nëse keni punuar më parë me komandat me zë, ju e dini se gjersa teknologjia ka pësuar ndryshime pozitive, ende është larg të qenit e përkryer. Në mënyrë që të kurseni vetën nga ndonjë nervozë potenciale dhe të shijoni përvojën më të mirë të mundshme, është esecnaile që të rregulloni si duhet mikrofonin. Nga dritarja e Configure Your Speech Recognition (konfiguroni njohjen tuaj të zërit),zgjidhni Set up Microphone (Rregulloni Mikrofonin).

Juve do t’ju shtrohet pyetja për të zgjedhur se çfarë mikrofoni përdorni. Në varësi të tipit që zgjidhni, Microphone Setup Wizard do të sugjerojë distancën optimale dhe konfigurimin që duhet të përdorni. Ju më pas do të keni mundësi edhe për të vendosur nivelin e audios.

3. Mësoni kompjuterin t’ju kuptojë

Tani që keni shpenzuar kohë për të rregulluar mikrofoni, është e udhës që të siguroheni se kompjuteri juaj po kupton çfarë po thoni. Shikoni sërish tek dritarja Configure Your Speech Recognition (konfiguroni njohjen tuaj të zërit) dhe zgjidhni Train Your Computer to Understand You (Mësoni kompjuterin që ai t’ju kuptojë). Pasi ta keni bërë këtë para jush do të paraqitet një tutorial me disa fjali që duhet t’i lexoni. Duke thënë me zë në mikrofon secilën prej tyre, Windows 7 do të përfitojë informatat që i duhen për të kuptuar komandat që ju do t’i shfrytëzoni shpesh.

LEXO EDHE:  Ja sesi të riktheni temat klasike në Chrome dhe Firefox

Ndiqni me kujdes tutorialin dhe përshtatni sipas nevojës zërin dhe diktimin tuaj. Do të ishte gjë e vështirë që të ndryshoni mënyrën tuaj sesi flisni për t’iu përshtatur nevojave të Windows, por e njëjta gjë nuk është e vështirë në rastin kur ia ndryshoni mënyrën e të kuptuarit sistemit tuaj operativ, pra që ai të kuptojë në çfarë forme ju po thoni një komandë.

4. Krijoni një tablelë “të mençur”

Kompjuteri mund të mos ju kuptojë, por ju e njihni gjuhën e tij (anglishten)? Në rastet kur përdoren veçoritë e njohjes së zërit në Windows 7 gjërat ecin për mrekulli, natyrisht nëse dini sesi të komandoni me aplikacionin. Për fat, Microsoft ka për ju një zgjidhje të mirë që do t’ju hyjë në punë qysh në fillim. Në listën përkatëse përfshihen informata në një numër të temave të ndryshme, përfshirë komandat për njohje të zërit, diktimi, komandat e tastierës dhe si të fusni karaktere speciale apo shenja të pikësimit.

Për tu qasur në këtë tabletë të “mençur”, shkoni tek Control Panel – Speech Recognition dhe Klikoni Open the Speech Reference Card. Ajo mund të printohet dhe ju rekomandojmë ta bëni këtë. Në fund të fundit nuk është turp nëse përdorni rrota ndihmëse gjersa të mësoheni të drejtoni biçikletën në vete apo jo? E njëjta vlen edhe për materialin referues për kompjuter.

5. Filloni komandimin

Tani që keni bërë të gjithë hapat që ju rekomanduam, është koha që të merrni përsipër kontrollin e kompjuterit tuaj. Nga paneli i Speech Recognition, zgjidhni Start Speech Recognition. Ju sërish do të lëvizni përmes procesit të përzgjedhjes dhe rregullimit të mikrofonit tuaj. E më pas do t’ju shtrohet pyetja nëse dëshironi të përdorni apo mos përdorni manualin e Windows 7 për komandat e zërit apo moduset që aktivizohen me zë. Për një eksperiencë të plotë ne ju sugjerojmë ta provoni këtë gjë në kompjuterin tuaj, dhe në këtë formë të sprovoni vetën me një metodë të së ardhmes të kontrollimit të kompjuterit tuaj.

LEXO EDHE:  Ja sesi të riktheni shfletuesin Chrome në gjendje fillestare

E ndërsa unë do të dëshiroja që një ditë vetëm t’i diktojë një artikull kompjuterit tim e jo ta shkruaj atë përmes tastierës. Gjë e bukur apo jo… /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>