Scan Mail Checker është definitivisht një aplikacion falas shumë i dobishëm që konfirmon, nëse një email adresë nga lista juaj është e vlefshme. Ky softuer është i lehtë për përdorim, me vlerë dhe efikas dhe pastron listën tuaj të emailave nga lista e kontakteve. Ai mund të përcaktojë deri në 80% të emailave të pavlefshme.
Ju mund të futni emaila në aplikacion në disa mënyra si skedar tekstual, CSV, Excel, skedar në Access ose një skedar për një bazë të të dhënave. Kur janë futur emailat, ju mund të filloni procedurën e kontrollimit. Aplikacioni do të kontrollojë përgjatë të gjitha listave të emailave që janë të vlefshme dhe që janë jo të vlefshme.
Tiparet e Scan Mail Checker
Shpejtësia e kontrollimit varet nga madhësia e listës dhe lidhjes tuaj në internet. Nëse lista është shumë e gjatë, ju mbase duhet të pritni për një kohë të gjatë. Pavarësisht nga këto, ky aplikacion është mjaft i mirë për të përcaktuar nëse një email adresë është e vlefshme apo jo./pcworldalbanian