Ja se si

Si te konvertoni skedarët e imazheve në vizatime komike

Publikuar , 13 Janar 2013
0
Si te konvertoni skedarët e imazheve në vizatime komike

Lexuesi Will Simpson ka një pyetje lidhur me imazhet komike. Ai shkruan: Unë jam një artist, dhe kam ruajtur disa nga fotografitë e mia “komike” në formatin e dokumenteve JPEG. Do të më pëlqente shumë që ti shfaqja në një aplikacion lexues komik në iPad-in tim, por nuk di se si ti formatoj ato. A e dini ju? Unë po.

Aplikacionet “komike” të tilla si Comic Zeal janë të pajtueshme me një çift të DRM- formatet e skedarëve te librave komike, të quajtur .cbr dhe .cbz.

Ata janë të dy formate të ngjeshur, lidhur respektivisht me skedarët RAR dhe ZIP.

Konvertimi i skedarëve tuaj JPEG në një format të pajtueshëm-imazhesh komike është një “cinch”. Së pari, konfirmoj që ju keni numëruar imazhet tuaja në radhe korrekte të faqeve, duke i emëruar ato My Comic-001-001.jpg, My Comic-001-002.jpg, My Comic-001-003.jpg, për shembull (ku grupi i parë i shifrave është numri i çështjes dhe grupi i dytë është numri i faqes).

Pa numrat e faqeve në emrat e skedarëve, faqet mund të mos shfaqen në sekuencën e duhur. Vendos faqet në një folder, dhe folderin emërtoje me një titull “komik” dhe numër çështjeje, duke qenë diçka si: My Comic # 1.

Tani klikimi kontrollues i folderit (klikoni me te djathtën) dhe zgjidhni Compress “nameoffolder“. Folderi do të konvertohet në një arkiv .zip (duke përdorur shembullin tonë): My Comic # 1.zip.

Ndrysho prapashtesën .zip në .cbz. Dhe kjo është ajo. Ju tani mund të importoni “komiket” tuaj në një aplikacion lexues komikesh nëpërmjet metodave të zakonshme.

Me Comic Zeal, metoda përfshin lidhjen e iPad-it tuaj në Mac tuaj. (PCWorld Albanian)

comiczeal

LEXO EDHE:  Rrugëtimi i Apple drejt 1 trilion dollarëve (Infografik)

Tags >

ja se si
Lajmet e fundit>