Lajmet

Si të krijoni adresa me pseudonime brenda adresës suaj të e-mail-it në Outlook

Publikuar , 16 Shkurt 2014
0
Si të krijoni adresa me pseudonime brenda adresës suaj të e-mail-it në Outlook

outlooktips_primary-100037341-galleryMicrosoft Outlook nuk është aq i personalizueshëm sa Gmail-i, por një prej gjërave më të mira që ai ka është ofrimi i adresave pseudonim (alias), madje shumë prej tyre, të pavarura nga adresa juaj e e-mail-it po brenda asaj.

Pse do të donit të përdornit një të tillë? Një prej arsyeve është për t’u regjistruar në faqe ku nuk doni të dorëzoni adresën tuaj personale. Një tjetër është të krijoni pseudonime që janë vështirë për t’u gjetur si një adresë për rigjetjen e fjalëkalimit për llogaritë tuaja online, duke vështirësuar punën që duhet të bëjnë hakerët për t’ju vjedhur të dhënat.

Ja se si t’ia filloni punës.

Si të krijoni një pseudonim në Outlook.com

Hyni tek “Settings” në cepin e djathtë lart dhe klikoni nga menuja More mail settings. Në faqen tjetër, tek Managing your account, klikoni tek Create an Outlook alias. Për arsye sigurie, Microsoft do t’ju kërkojë të rihyni në llogarinë tuaj.

Më pas do të gjendeni në faqen e pseudonimeve. Thjesht vendosni emrin që dëshironi për adresën, zgjidhni nëse dëshironi të jetë Outlook.com, Hotmail.com, apo Live.com, dhe më pas klikoni Create an alias. Nëse zgjidhni Outlook.com keni më tepër mundësi të gjeni atë pseudonim që dëshironi duke qenë se është shërbim i ri dhe më pak i përdorur.

Më pas Outlook-u do t’ju çojë në inbox. Më pas mund të zgjidhni nëse dëshironi që e-mail-et nga adresa juaj pseudonim të vijnë direkt në inbox apo në një folder të veçantë. Në fund klikoni Done. Pak minuta më vonë do të merrni një njoftim ku t’ju thuhet se adresa juaj është gati për t’u përdorur.

LEXO EDHE:  Nga sot të gjithë zhvilluesit mund të regjistrojnë sajtet personale dhe projektet me domainin .dev

Në e-mail mund të kyçeni me të dhënat tuaja të mëparshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>