Softuer

Si të kurseni 100$ në Windows 7 Pro

Publikuar , 20 Tetor 2009
0
Si të kurseni 100$ në Windows 7 Pro

Enkriptimi i fajlave të sistemit
Windows 7 Pro i enkripton dhe i ruan fajlat pa shumë mund; me vetëm disa klikime mund të ndaloni këdo që të mund të shohë fajlat tuaj, përveç administratorit.
    Që të bëni të njëjtën gjë në ndonjë version tjetër të Win 7 provoni TrueCrypt (find.pcworld.com/61859). Ky aplikacion i përkryer i mbron fajlat duke përdorur enkriptim shumë të fuqishëm me algoritme.
Qendra e magazinimit dhe ristrukturimit
Qendra e magazinimit dhe ristrukturimit të Windows 7 Pro i kopjon fajlat në hard disqe të brendshme, të jashtme dhe në rrjet. Mund ta bëni magazinimin përmes planit të paracaktuar dhe Windows 7 do të adresojë vetëm fajlat e ndryshuar që nga magazinimi i fundit. Tipari Shadow Copy ruan versionet e mëhershme të fajlave.
    Një tipar i ngjashëm gjendet edhe në shumë aplikacione të tjera falas, duke përfshirë edhe ketë.
    Përdorni Clonezilla (find.pcworld.com/63718) që të bëni klonimin e plotë të hard diskut tuaj. Për magazinim të lehtë, lokal dhe në rrjet përdorni CrashPlan (find.pcworld.com/63690), i cili vjen në versionin me pagesë dhe falas. Për magazinimin që shtohet provoni BackUp Maker (find.pcworld.com/63691).
    Për magazinim me kujdes ndaj hapësirës SyncBackSE (find.pcworld.com/45090) mund të shikojë në dosjen e magazinimit dhe të fshijë fajlat që keni fshirë nga magazinimi i fundit.
Kontrolloni desktopin nga distanca
Windows 7 Pro mundet të kontrollojë një PC tjetër nga distanca. Është i përsosur për njerëzit që lëvizin shumë. Ultra VNC falas (find.pcworld.com/60979) bën të njëjtën punë duke ofruar disa mundësi lidhjeje dhe transferimi të lehtë skedarësh. Gjithashtu mund të enkriptojë kalimin e të dhënave mes dy PC-ve.
Windows XP Mode në Win 7 Pro
Përdoruesit e Windows 7 Pro nuk duhet domosdo të kenë një kopje të Windows XP që të përdorin XP Mode në Win 7 Pro: mund të shkarkoni një version punues të SO të vjetër nga Microsoft. Vendoseni këtë në programin Windows 7 Virtual PC dhe do të keni versionin e përkryer të sistemit operativ më të vjetër në desktopin tuaj me Windows 7.
    Mund të zëvendësoni XP Mode me aplikacionin me kod të hapur VirtualBox (find.pcworld.com/63719). Për të përdorur VirtualBox ju duhet një kopje e plotë e blerë e Windows XP: vetëm përdoruesit e Windows 7 Pro mund të marrin Sistemin Operativ XP falas. Sidoqoftë, mund të instaloni edhe versione më të vjetra me VirtualBox – ideal për të provuar sistemet operative në vend që të bëni particione apo të instaloni sërish sistemin.

LEXO EDHE:  Google përditëson aplikacionin e shënimeve Keep me dizajnin material

Lajmet e fundit>