Biznes

Si të kurseni të holla për telefonatat me celular jashtë vendit

Publikuar , 23 Shtator 2009
0
Si të kurseni të holla për telefonatat me celular jashtë vendit

BLINI NJE MODUL SIM të ri për telefonin tuaj – nëse keni një telefon me kontratë me T-Mobile ose AT&T/Cingular. Moduli SIM është një qark i vogël i cili vendoset brenda telefonit tuaj dhe i jep telefonit identitet të ri. Shumica e celularëve në botë (përveç në Japoni dhe disa vende të tjera) punojnë në rrjetin GSM, i cili punon në rrjetin 900MHz ose 1800MHz, kurse rrjetet celulare në SHBA dhe Kanada punojnë në frekuencat 850MHz ose 1900MHz. Nëse keni një telefon i cili punon në rrjetet 850MHz, 900MHz dhe 1800Mhz, ju do të mund ta përdorni telefonin tuaj jashtë shtetit.
NËSE JENI ME KONTRATË te Sprint ose Verizon, do t’ju duhet të blini një modul SIM dhe një telefon të ri. Kjo për shkak se këta operatorë punojnë në frekuenca jo-GSM.
Nëse e zëvendësoni kartën SIM e cila ka ardhur me telefonin tuaj me atë të shtetit që po vizitoni, do të keni disa përfitime. Së pari nuk paguani taksat për roaming për telefonatat lokale brenda shtetit (por ato drejt vendit tuaj do të kenë tarifat e telefonatave ndërkombëtare). Së dyti, nëse njerëzit nga ai vend provojnë t’ju kontaktojnë, nuk do të paguajnë sikur t’ju telefonin në një numër ndërkombëtar. E treta, ju nuk do të shpenzoni kredinë e telefonit që keni në vendin tuaj, gjë që është e mire veçanërisht për pakot me oferta për telefonata të palimituara, derisa kur udhëtoni harroni se duhet të paguani veçmas për telefonatat nga roamingu.
Problemi është nëse shkoni në disa shtete – do t’ju duhen kartela SIM të ndryshme dhe duhet të mbani shënim edhe numrat. Kjo bëhet pak e lodhshme.
Një zgjidhje është të blini një kartë SIM e cila ofron telefonata të lira ndërkombëtare. Dy ndër më të njohurat janë Maxroam.com dhe Telestial.com. Të dyja kanë tarifa të lira pa marrë parasysh se ku gjendeni. Nuk duhet të nënshkruani kontratë, Kartelat SIM kushtojnë rreth 50$ dhe mund të shtoni minuta në llogarinë tuaj lehtësisht përmes interneti dhe t’i paguani me kartë krediti. 
Një vërejtje: Shanset janë që telefoni juaj të jetë i bllokuar për operatorin që përdorni. Kjo do të thotë që nëse provoni të zëvendësoni kartën që jeni duke përdorur me një kartë tjetër, telefoni nuk do të punojë. Mund të merrni telefonata, por nuk mund të telefononi drejt numrave tjerë.
Pra, si ta zhbllokoni telefonin tuaj? Mund të thirrni operatorin tuaj dhe t’i kërkoni kodin e zhbllokimit, punë që kërkon pak durim. I kam telefonuar AT&T tri herë para se të marr kodin tim për të zhbllokuar telefonin. Në anën tjetër, mund të paguni ndonjë shërbim për zhbllokim me të cilin merrni kodin (shikoni nëpër internet dhe zgjidhni ndonjërën nga ofertat). Nëse dështojnë të gjitha përpjekjet, mund të blini një telefon të ri (TigerDirect.com shpesh ofron oferta të mira për telefona të zhbllokuar).
Planifikoni disa javë që të merreni me këto opsione. Gjithashtu, është mirë që të merrni me vete kartën tuaj SIM, në rast se ju duhet të bëni ndonjë telefonatë derisa jeni duke pritur në aeroport për t’u nisur për udhëtim.

LEXO EDHE:  Huawei: SHBA-të janë përpjekur të infiltrojnë rrjetet tona të brendshme

Lajmet e fundit>