Ja se si

Si të largoni njoftimet e padëshiruara në Facebook

Publikuar , 25 Shtator 2012
0
Si të largoni njoftimet e padëshiruara në Facebook

Është qesharake se sa herë ju mund ta përdorni një shërbim online gjatë tërë kohës, duke u bezdisur me gjëra të vogla pa e kuptuar që është një rrugë e lehtë për të shmangur diçka të tillëj. Njerëz të shumtë të cilët e përdorin rrjetin shoqëror Facebook tashmë çdo ditë mund të thonë se sa shumë e urrejnë marrjen e njoftimeve nga ky rrjet për lojëra të ndryshme ose përditësime rreth tyre. Natyrisht, nëse këta njerëz mund të mos e dinë rrugën për të larguar tërë këtë bezdisje, të lexojnë me kujdes këtë artikull.

Teksa mund ta paramendojmë bezdisjen të cilën mund ta kenë njerëzit nga gjëra të ndryshme në Facebook, mund ta shohim si të arsyeshme që t’i paraqesim hollësitë këtu që të sigurohemi që secili e di se si përfundimisht të largoje njoftimet e padëshiruara. Nëse ky artikull që PCWorld ka përgatitur për ju nuk ju sjell dobi, atëherë mbase mund të keni një shok ose dy, të cilët i kanë kuptuar këto gjëra dhe mund të ju ndihmojnë.

Largimi i njoftimeve të padëshiruara

Për të rregulluar opsionet për njoftimet në Facebook, shkoni tek pjesa e sipërme në të djathtë të Facebook-ut dhe zgjidhni Account Settings nga menuja rënëse, pastaj “Notifications” nga ana e majtë. Do të shihni shumë opsione të ndryshme në dispozicion për ju.

Së pari, ju mund të ulni sasinë e e-maileve lajmërues që mund të merrni me një klikim, duke zgjedhur që të merrni vetëm përditësimet e rëndësishme dhe e-mailet jo të gjata. Kjo do të ulë e-mailet shumë, por nuk është rregulluar siç duhet në përputhje të nevojave tuaja të sakta.

LEXO EDHE:  Radeon VII është karta e parë grafike 7-nanometër e AMD

Për të qenë më konkretë shikoni secilin njoftim që e merrni, shikoni në secilin seksion poshtë tij për më tepër hollësi. Ju mund të zgjidhni se cilat aplikacione të instaluara mund të ju dërgojnë e-mail, të thoni se cilat veprime me fotografi ia vlen të merren ose jo.

Për shembull, ju mund të doni të kuptoni se çfarë thonë njerëzit për lidhjet që i postoni, por ju mund të mos e merrni vesh se kur njerëzit shpërndajnë lidhjet e tyre në murin tuaj ose kur njerëzit e tjerë komentojnë në lidhjet në të cilat ju keni komentuar. Fotografia e mëposhtme tregon se si do ta bëni këtë.

Shkoni tek secili seksion dhe largoni nga përzgjedhja kutitë në të cilat nuk jeni i interesuar, por në fund ruani ndryshimet pasi të keni mbaruar punë me çdo seksion.

Në këtë mënyrë, ju do të merrni njoftime vetëm të interesimeve tuaja konkrete dhe asgjë më tepër.

Filtroni njoftimet në e-mailin tuaj

Një gjë e cila mund të ju hyjë në punë është që të siguroheni që t’i shihni e-mailet e duhurura, ndërsa të tjerat mund të mos shihen më. Ju këshillojmë që të bëni një rregullim të opsioneve të njoftimeve dhe të bëni filtrim të e-maileve për të shmangur bezdisjet e ndryshme.

Pastroni ballinën nga aplikacionet dhe/ose njerëzit bezdisës

Një tjetër bezdisje të cilën e marrin njerëzit vjen nga të gjitha përditësimet e zakonshme, nga aplikacionet për të cilat atyre nuk iu intereson. Nëse e shihni ndonjë gjë që nuk ju pëlqen në ballinë, klikoni shigjetën në pjesën e djathtë dhe zgjidhni “Hide…”.

Kjo do t’ua mundësojë që ose t’i fshihni të gjitha gjërat nga ai aplikacion ose të caktoni se sa gjëra dëshironi t’i merrni nga ai person ose t’i fshihni të gjitha gjërat tek ajo faqe. Është aq e lehtë dhe mjaft dobiprurëse, sa që furnizuesi juaj do të pastrohet. Mos harroni që do të mund të përdorni edhe lista për t’u siguruar që jeni duke i parë vetëm shokët për të cilët brengoseni.

LEXO EDHE:  Ministri Francez: Bashkimi Evropian është pranë implementimit të taksës dixhitale

Sidoqoftë, nëse ju keni fshehur disa njerëz dhe aplikacione dhe e kuptoni, ndoshta duhet t’i ktheni pas dhe ju mund ta bëni këtë gjë duke klikuar në butonin për ndryshim afër ikonës “News Feed” në anën e majtë të ballinës.

Kjo do t’iu japë një listë të gjërave që i keni fshehur. Tani ju duhet të klikoni “Save” përpara se të dilni. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>