Ja se si

Si të marrësh dhe dërgosh e-mail në timon të makinës

Publikuar , 18 Korrik 2009
0
Si të marrësh dhe dërgosh e-mail në timon të makinës

Një shërbim mjaft i mire që mund t’ju ndihmojë është Jott (jott.com). Mund të thërrisni një numër dhe diktoni një mesazh të shkurtër, 15 deri 30 sekonda, varësisht nga llojit i llogarisë që keni.Jott e kopjon atë dhe ia dërgon personit që ju dëshironi. Kjo është një mënyrë shumë e përshtatshme për të dërguar mesazhe, por nuk ndihmon në marrjen e mesazheve të tilla në telefon.

Një shërbim më i ri Voice on the Go (voiceonthego.com) e tejkalon këtë koncept. Për një 6 dollarë në muaj, Voice on the Go mundëson të dërgoni dhe të pranoni mesazhe përmes komandës së zërit. Vetëm duhet të thërrisni dhe të dëgjoni mesazhet e reja. Edhe pse shërbimi punon me shumë lloje të e-mail, shërbimi aktualisht nuk mbështet serverët Exchange. Dëgjimi i Voice on the go të mesazheve të inçizuara dhe dëgjimit të mesazheve mund të jetë i mërzitshëm, por është i shpejtë dhe mënyrë efektive për të marrë mesazhe e-mail përmes ndonjë telefoni. Ndërfaqja e faqes është e rrallë dhe ju jep mundësinë të injoroni nënshkrimet dhe tekstin e cituar kur ktheheni mbrapa për të lexuar.

Por udhëtarët ndërkombëtarë në shumicën e qyteteve, e çmojnë thirrjen e numrave lokalë me dorë. Voice on the go regjistron mesazhet dalëse si audio që më pas ia kalon marrësit si bashëkangjitje në e-mail. Kërkoni nga marrësit që t’i shikojnë mirë mesazhet, pasi lexuesi im mendoi se këto ishin spam. Voice on the go mungon mundësinë e konvertimi të tekstit, ngjashëm me Jott, por kompania e premton këtë tipar dhe qasjen në kalendarin e Google, shumë shpejt. Provojeni versionin provues (trial) pa pagesë të Voice on the go për të parë nëse i plotëson nevojat e celularit tuaj. Shërbimi ka ende hapësirë për t’u përmirësuar, megjithatë funksionaliteti është shumë i mirë.  

LEXO EDHE:  Ja sesi të riktheni shfletuesin Chrome në gjendje fillestare

Lajmet e fundit>