Lajmet

Si të menaxhoni me lehtësi ata që nuk ju ndjekin në Twitter dhe Instagram

Publikuar , 10 Gusht 2013
0
Si të menaxhoni me lehtësi ata që nuk ju ndjekin në Twitter dhe Instagram

just un followVersionet e ridizajnuar të JustUnfollow për iOS dhe Android janë lëshuar, duke e bërë më të lehtë gjetjen e personave që i ndiqni në Twitter dhe Instagram, por që nuk ju ndjekin juve.

Ideja është në ndihmën e gjetjes së çiftësisë më të madhe në llogaritë virtuale për ata që duan një ndjekje reciproke në rrjetet Twitter dhe Instagram, duke larguar nga lista e personave që ndiqen çdokënd që nuk e rikthen këtë të mirë.

Është pa dyshim si vegël e popullarizuar për “spiunim”, vetëm për shkak se dikush nuk ju ndjek nuk nënkupton që ata janë më pak interesant ose më pak tërheqës në Twitter ose Instagram.

Një menu anësore po ashtu zbulon ndjekësit e fundit, përdoruesit joaktivë që jeni duke i ndjekur dhe kush iu ka bërë unfollow së fundi; kjo e fundit është e pamundshme të gjendet në Twitter ose në aplikacionet zyrtare. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Instagram teston një funksion për shitjen e produkteve direkt nga platforma

Lajmet e fundit>