Analiza

Si të ndaheni edhe online

Publikuar , 01 Janar 2014
0
Si të ndaheni edhe online

slideNdarjet nuk kanë qenë kurrë të lehta, por në botën e internetit dhe mediave sociale janë bërë më të vështira se kurrë. Në raste të tilla, është e rëndësishme që te ndash edhe jetën dixhitale nga ajo e ish partnerit apo partneres. Në këtë artikull do t’ju japim disa këshilla nga konsulenti i çifteve Jordan Harbinger, se si të veproni në raste të tilla.

Mediat sociale

Harbinger ju këshillon që të prisni të paktën një javë para se të ndryshoni statusin e beqarit në mediat sociale. Nuk është mirë që të tregoni menjëherë se mezi po prisni të lidheni sërish. Ndërkohë, KillSwitch është një aplikacion për iOS dhe Android, i cili automatizon proçesin e fshirjes së fotove apo postimeve me ish-in tuaj.

Çaktivizimi i llogarive të përbashkëta

Pavarësish se Harbinger është kategorikisht kundër llogarive të përbashkëta në mediat sociale apo e-mail-e, ai shprehet se është shumë e rëndësishme që t’i çaktivizoni ato në rast se i keni hapur. Veçanërisht nëse atje ju vijnë rivendosjet e fjalëkalimeve për llogari të tjera, fatura apo informacione bankare.

Fjalëkalimet

Edhe nëse mendoni se ish-i juaj nuk i di fjalëkalimet tuaja, gjithmonë supozoni të kundërtën. Pra, përveç faktit që fjalëkalimet duhen ndryshuar herë pas here, në këtë moment duhet ta bëni patjetër këtë gjë.

Banka online

Ndodh zakonisht që çiftet i ndajnë llogaritë bankare. Çaktivizojeni llogarinë menjëherë dhe njoftojeni ish-in tuaj që të merreni më vonë me të. “Nëse keni 10 000 $ në një llogari të përbashkët, nuk do të donit që ish-i juaj t’i merrte të gjitha për vete,” thotë Harbinger.

Planet e përbashkëta të telefonit

Nëse keni një plan të tillë, gjëja e parë që duhet të bëni pasi të përfundoni së lexuari këtë artikull është t’i ndani ato nga njëra-tjetra. Një ish i zemëruar mund edhe t’jua ndryshojë numrin dhe më pas nuk do të keni mundësi ta merrni kurrë më.

LEXO EDHE:  Ja data e debutimit të Samsung Galaxy Note 10

Privatësia

Nëse keni jetuar së bashku, Harbinger rekomandon që ta ndryshoni adresën e postës për pak kohë, duke i marrë për shembull faturat në një adresë tjetër.

Pajisjet

Siguria dhe privatësia nuk përfundojnë thjesht me pikat e mësipërme. Nëse ish-i juaj përdorte telefonin apo tabletin tuaj, sigurohuni që ta fshini memorjen e saj. Në të kundërt, mund t’i jepni akses ish-it tuaj në gjithë mediat tuaja sociale.

Ndarja është një fazë mjaft e vështirë në jetën e njeriut, por, duke patur pak kujdes edhe për privatësinë, nuk bëhet edhe më e vështirë nga sa duhet të jetë.

Tags >

online