Biznes

Si të përgatitni faqen në internet për teknologjinë e re të kërkimit

Publikuar , 07 Nëntor 2008
0
Si të përgatitni faqen në internet për teknologjinë e re të kërkimit

Është një praktikë e njohur si “universale” ose kërkim i përzierë, që mund ta përdorni në favorin tuaj, duke adoptuar përmbajtjen e ashtuquajtur “metoda ngjitëse”. Seach-Monkey i ri i Yahoo (find.pcworld.com/61229) mund të ndihmojë shumë në këtë rast. Pavarësisht se veglat e Search-Monkey janë së pari për të krijuesit e programeve, programuesit mund të përdorin një korrigjues HTML për të theksuar faqet ekzistuese me më tepër “tags”përshkrues, që motori kërkimor i Yahoo t’i marrë automatikisht kur të indeksojë faqet. Search Monkey nuk do të ndihmojë të radhiteni më lart me një fjalë kyçe të caktuar. Por nëse bëni që rezultatet e listimit të hapësirës të tërhiqen nga grumbulli, duke e rritur atë e duke shtuar një fotografi me një “tag” të përputhshëm të SearchMonkey, mund të jetë e mjaftueshme për të bindur më shumë vizitorë të klikojnë në linkun tuaj te rezultatet e kërkimit. SearchMonkey tani punon vetëm në listimet e motorit kërkimor të Yahoo. Sidoqoftë, është një ide kaq e mirë saqë do të habitesha nëse Google nuk paraqitet me diçka të ngjashme shumë shpejt.

 

Optimizoni vlerat dixhitale
Po për përmbajtjet e tjera digjitale, si videot? Disa biznese kanë kuptuar se duke ngarkuar një videoklip në YouTube (tani e marrë prej Google) mund të paguajnë, sidomos nëse ata tag çdo klip, në mënyrë që të gjendet nën kërkimet përkatëse të YouTube. Mund ta keni vënë re se Google tani përfshin lidhje tek disa video YouTube në rezultatet e tij të rregullta kërkimore. Nuk është e nevojshme të nxitosh dhe të krijosh një video me qëllim që të kesh një paraqitje të mirë në rezultatet kërkimore universale. Por Jill Whalen, shefi ekzekutiv funksionar i optimizimit të motorit kërkimor, i fi rmës High Rankings, thotë se një video mund të vlejë për disa lloje biznesesh, si për shembull një udhëzues,1 nëse ti je hidraulik ose elektriçist”, ndoshta. Duke vendosur biznesin tuaj nëpër lajme mundeni gjithashtu të rrisni mundësitë e kërkimit. Kjo nuk do të thotë të krijosh një ngjarje për New York Times. Duke shkruar një komunikatë shtypi e duke e shpërndarë atë online me anë të shërbimit distribues të lajmeve si PR.com, mund të jetë e mjaftueshme ta cilësosh për indeksimin te lajmet kryesore, të cilat mund të tërheqin më shumë trafi kun e vizitorëve. Çelësi është t’i shkruash lajmet shpërndarëse me motorët kërkimore në mendje, duke përfshirë fjalë kyçe në lidhje me përmbajtjen dhe duke përfshirë lidhje tek hapësirat tuaja në internet. Në të ardhmen këto metoda do të vazhdojnë të fitojnë rëndësi. Kërkuesi Universal është një pararendës tek formatet (jo thjesht tekst tradicional) më të zbulueshme me anë të veglave të automatizuara. Mbështetur prej World Wide Web Consortium (W3C- shiko find.pcworld.com / 61238)
Rrjeti Kuptimor shfaqet i gatshëm të jetë hapi tjetër në evolucionin e Rrjetit HTML të sotshëm. Mendo për të si një shtrirje e Rrjetit të sotshëm me një shtresë ngjitëse elektronike, që ndihmon hapësira të tjera për të transferuar informacionet tek të dhënat tuaja. Ashtu si më shumë përdorues Interneti pasurohen në ndërlidhje me hapësirat e gjëra, motoret kërkimorë do të përfshijnë akoma më tepër përmbajtje shumë mediatike në rezultatet e tyre, për t’i bërë thirrje përdoruesve të shpejtësisë së lartë. Një biznes i shpejtë logjik duhet të bëhet gati për këtë të ardhme.

LEXO EDHE:  Apple i ka kushtuar 6 miliardë dollarë mbyllja e betejës ligjore me Qualcomm

Lajmet e fundit>