Harduer

Si të përmirësojmë një sistem të vjetër në Windows 8

Publikuar , 27 Shtator 2012
0
Si të përmirësojmë një sistem të vjetër në Windows 8

Është një ide e thjeshtë se si të bëjmë përmirësimin e një sistemi Windows XPWindows 8. Nëse kemi një kompjuter të vjetër Pentium 4 në shtëpi, bashkë me një kartë grafike AGP dhe 2GB RAM, që ka shumë softuerë të instaluar, a mund të instalojmë Windows 8 që të funksiononte gjithçka mirë?

Faktikisht, kalimi i një sistemi XP tek 8 nuk është ide edhe aq e mirë. Por në këtë artikull, ne do t’ju tregojmë për eksperiencën e Loyd Case, i cili provoi, eksperimentoi dhe nxorri disa mësime nga ky proces.

Ai e ka ndërtuar kompjuterin e tij rreth vitit 2004, pak kohë pasi kishte dalë në treg varianti Northwood i Pentium 4. Pjesët e tij janë tepër të vjetra, përkatësisht:

3.4GHz Pentium 4 CPU

Abit IC7-G bordi qendror me çipe Intel 875P

Dy module 1GB DDR-400 DRAM (2GB në total)

Kartë grafike Radeon HD 9800XT AGP me 512MB frame buffer

320GB Western Digital hard drive (IDE)

Dy 250GB Western Digital hard drives në RAID 1 mode

Regjistrues Sony DVD (16X)

Dy Asus 52X CD-ROM për të hedhur materiale në CD

520W Vantec power supply

Në ditët e sotme, Abit nuk është më në treg. Vantec vazhdon të prodhojë pjesë me kosto të ulët por nuk vazhdon më në biznesin e ‘power supply’. Siç do ta paraqesim më poshtë, sistemi është pak problematik kur vjen puna tek Windows 8.

Windows 8 setup: ekzekutimi i parë

Ky sistem punon me versionin 32 bitsh të Windows XP. Herën e fundit është përdorur si një server license për 3ds Max 8. Kjo licensë u çinstalua për të krijuar hapësirë. Më pas u ekzekutua Windows 8 setup nga DVD-ja.

Fillimisht u tentua versioni 64 bitsh i Windows 8, por nga mesazhet që u shfaqën u pa se nuk ishte e mundur të bëhej ky kalim. Prandaj, u provua versioni 32 bitsh i Windows 8.

LEXO EDHE:  Raport: Android P debuton më 20 Gusht

Setup-i i Windows 8 ekzekuton një kontrollues përputhshmërie herën e parë kur instalohet. I vetmi mesazh mospërputhshmërie rezultoi të ishte RAID array. Kështu Loyd, ristartoi sistemin në Intel RAID BIOS dhe fshiu RAID array-n. Më pas, rindau dhe riformatoi drajverat 250 GB dhe ekzekutoi përsëri backup-in në format imazhi.

Më pas, ekzekutoi përsëri Windows 8 setup. Gjithçka shkoi mirë deri në rifillimin e parë ku në ekran u shfaq një mesazh gabimi 0x0000005, i ndjekur nga ‘Shtypni CTRL-ALT-DEL për të rifilluar’.

Sigurisht, ristartimi nxorri përsëri të njëjtin mesazh gabimi. Pasi kërkoi në Google, Loyd zbuloi se Windows 8 ka nevojë për një Data Execution Prevention (DEP). Kjo është një karakteristikë e CPU-së dhe bordit qendror që ndihmon në parandalimin e maluerëve dhe aplikacioneve të dizenjuara keq, të ekzekutojnë një kod programimi jashtë pjesëve të kujtesës. BIOS-i i bordit qendror duhet, normalisht, të ofrojë një DEP setting, që mund të aktivizohet. Në rastin tonë, ky DEP setting mungonte.

Për të zgjidhur këtë problem, Loyd vendosi të riprodhonte sistemin në mënyrë sa më të ngjashme të ishte e mundur. Kjo për të pasur përditësimet e duhura të harduerëve, që do ta lejonin Windows 8 të ekzekutohej. Ai gjeti një bord qendror Asus P5B Deluxe dhe një Intel Pentium D 965.

Pentium D është ndërtuar në një version të përditësuar të arkitekturës Netburst të Intel-it. Kjo është e njëjta arkitekturë që është përdorur për të krijuar Pentium 4 origjinale. Në ndryshim nga Pentium 4, Pentium D është një CPU me dy bërthama (dual-core): më saktësisht, janë dy CPU të ndara por të kombinuara në një paketë të vetme. Pentium D u hodh në treg në një paketë LGA775.

LEXO EDHE:  Huawei prezantoi dy telefonë Honor

Bordi qendror i Asus është ndërtuar në një set çipesh P965, i cili është disa gjenerata më i ri se 875P i përdorur në bordin Abit. Praktikisht, kjo do të thotë që drajveri i ndezjes (boot drive) 320 GB IDE që gjendet në kompjuterin e vjetër P4 nuk do të funksiononte. Drajverat optikë kanë nevojë për lidhësin IDEP5B.

Dy drajverat Western Digital 260 GB ishin SATA, kështu që Loyd i kaloi në një drajver 320 GB Seagate SATA. Drajveri Seagate është më i shpejtë se origjinali, por ai besonte se nuk do të kishte ndonjë ndikim të madh. Ai përdori dy module 1 GB DDR2 duke qenë se DDR1 nuk do të punonte me P5B. Ndryshimi i fundit në lidhje me pajisjet do të ishte karta grafike: Loyd zëvendësoi AGP 9800XT me Radeon HD 6450, një kartë që nuk kishte nevojë për lidhje me energjinë elektrike.

Pasi u bënë të gjitha këto ndryshime u kontrollua sistemi BIOS dhe DEP rezultonte tashmë si opsion. Kështu që e aktivizuan. Më pas u bë rikthimi i pjesës origjinale të Windows XP. Pas ristartimit, u përditësuan drajverat e çipeve dhe u instaluan drajverat e rinj grafikë.

Në këtë moment, Windows XP filloi të prodhonte mesazhe gabimi në lidhje me kujtesën. Këto nuk ndodhnin për shkak të ndonjë mospërputhjeje me harduerin, por për shkak të një problemi që bllokonte herë pas here shërbimin e Microsoft-it. Kjo nënkuptonte se sistemi ishte Windows XP Service Pack 2 dhe kjo kishte probleme kur Data Execution Prevention ishte e aktivizuar.

Kështu që u bë përditësimi në XP Service Pack 3. Mesazhet vazhduan, por më pak të shpeshta.

Windows 8

Pas lançimit të Windows 8 DVD, filloi procesi i instalimit. Kësaj here, të gjitha shkuan mirë. Sistemi rifilloi disa herë dhe në fund kompjuteri kishte Windows 8. Hapja e Windows Experience Index tregoi një rezultat prej 4.4, ndërsa rezultati i procesorit ishte 5.5. CPU-të moderne arrijnë rezultate rreth 7.0 – 7.8. Gjithsesi, 5.5 në rastin tonë kalonte parashikimet e Loyd.

LEXO EDHE:  Shtoni privatësinë në Android dhe iOS me DNS-të e Cloudflare

Fakti që Radeon HD 6450, si një kartë grafike low-end dhe entry-level është e aftë të punojë me DirectX 11.1, gjë që e bëri më të pranueshëm Windows 8 në këtë rast.

Konkluzioni: Ide jo shumë e mirë

Shumë pak përdorues të Windows XP kanë gjasa të kalojnë në Windows 8 duke bërë riparimin e sistemit të tyre ekzistues XP.

Mësimet që nxorrëm nga ky projekt pak ‘ekstrem’:

– Kalimi i Windows XP në Windows 8 përmes një përmirësimi nuk është ekzaktësisht një ‘rregullim’. Në fakt, ai është një instalim i pastër që ruan skedarët e përdoruesit por jo aplikacionet.

– Pavarësisht se hedh poshtë të gjithë softuerët, nuk mund të bëhet një ndryshim me një Windows 8 64 bitsh, edhe në qoftë se CPU-ja është 64 bitshe.

– Që të funksionojë Windows 8, sistemi duhet të mbështesë mbrojtjen e ekzekutimit të të dhënave dhe duhet të aktivizohet DEP.

– Windows 8 mund të punojë me një RAM prej 2GB!

Në fund të fundit, ndoshta ia vlen të përpiqeni të bëni back-up të dhënat tuaja dhe të realizoni më pas një instalim të pastër të Windows 8. Nëse hardueri është më i ri, p.sh ndoshta një Core 2 Quad, Windows 8 është rruga e duhur.

Nëse sistemi juaj operativ është 32 bitsh, ju rekomandojmë të bëni back-up dhe të instaloni një sistem 64 bitsh. Kjo e ndihmon kompjuterin për kujtesën. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>