Lajmet

Si të printoni gjithë skedarët, ose një listë të gjithë skedarëve, në një folder

Publikuar , 04 Gusht 2013
0
Si të printoni gjithë skedarët, ose një listë të gjithë skedarëve, në një folder

Për të printuar gjithë skedarët që gjenden në një folder, hapeni folderin në Windows Explorer (File Explorer në Windows 8), shtypni CTRL-a për t’i selektuar të gjitha, klikoni me të djathtën në një prej skedarëve të selektuar dhe zgjidhni Print. Sigurisht, të njëjtën gjë mund ta bëni edhe me disa skedarë të veçantë.

Megjithatë, kjo mënyrë nuk funksionon gjithmonë. Ndonjëherë, kur klikoni me të djathtën në skedarët e selektuar, nuk shfaqet opsioni Print.

Disa tipe skedarësh thjesht nuk mund të printohen. Zakonisht, është e lehtë të kuptohet se cilat – për shembull .exe, .mp3s dhe .zip. Këto janë skedarë që nuk përmbajnë tekst për t’u shtypur.

Një tjetër rast kur skedarët nuk printohen ndodh në rastet kur nuk janë i njëjti lloj – edhe pse të gjithë mund të jenë të printueshëm. Për shembull, mund të selektoni skedarë jpgs dhe .docxs por jo të dyja bashkë. Në këtë rast mund t’i rendisni ato sipas llojit (klikoni me të djathtën në një vend bosh në Windows Explorer dhe zgjidhni Group>TypeI). Më pas mund të zgjidhni t’i printoni në grupe.

Mënyra tjetër si mund t’i printoni një listë me skedarë është t’i riktheheni ditëve të vjetra të DOS-it. Por, mos u shqetësoni, nuk është aq e vështirë sa duket.

Në Windows (ose File) Explorer, mbani të shtypur SHIFT kur klikoni me të djathtën një folder. Zgjidhni Open command window here.

Ky veprim do të hapë dritaren DOS. Shtypni dir > printit.txt, dhe më pas shtypni ENTER.

Kthehuni në Windows Explorer, ku do të gjeni një skedar të ri, printit.txt, në folder. Mund ta hapni me double click në Notepad dhe ta printoni që atje, ose thjesht klikoni me të djathtën mbi të dhe zgjidhni Print.

LEXO EDHE:  Liria në internet, propaganda funksionon më mirë se censura në median sociale

Përmes disa ndryshimeve mund të ndryshoni edhe pamjen e atyre që do të printoni. Për shembull:

· dir /b > printit.txt do të printojë vetëm emrat e skedarëve.

· dir /o:d > printit.txt do t’i rendisë skedarët në bazë të datës.

· dir *.png /o:d /s > printit.txt do të rendisë vetëm skedarët *png, të renditur në bazë të dates dhe do të përfshijë edhe ato që gjenden në nënfolderat. Për më shumë opsione, përdorni komandën dir /?. (PCWorld Albanian)

Print

Tags >

printer
Lajmet e fundit>