Ja se si

Si të publikoni automatikisht furnizuesit tuaj RSS në faqet Google+

Publikuar , 20 Janar 2013
0
Si të publikoni automatikisht furnizuesit tuaj RSS në faqet Google+

Në nëntorin e vitit 2011, Google lajmëroi faqet e Google+ që iu mundësojnë brendet dhe blogjet e tjera që të krijojnë faqet e dedikuara për artikujt e vet.

Por për dallim nga Twitter dhe Facebook, nuk ka ndonjë opsion që automatikisht të postojë në faqet e Google+ pasi që API-ja nuk ishte në dispozicion. Dhe kur ju dëshironi të reklamoni postime, këto duhet të shtyhen automatikisht përgjatë RSS dhe kur ju e publikoni një artikull.

Dlvr.it, një shërbim për postim të drejtpërdrejtë që iu mundëson publikuesve në ueb që të publikojnë automatikisht përmbajtjen në Twitter dhe Facebook, tani mbështet po ashtu faqet në Google Plus.

E tëra që duhet të bëni është të krijoni një rrugë të re në dlvr.it me Google+ si cak dhe furnizuesi juaj RSS si burim. Vegla pastaj do të shikojë furnizuesin tuaj RSS për përditësime çdo 15 minuta dhe çdo postim i ri në blog automatikisht do të postohet në faqen tuaj në Google+.

Ju mund të publikoni shumë furnizues RSS në faqet e juaja në Google Plus dhe #etiketat po ashtu mund të shtohen në përditësimet tuaja në Google+ duke u bazuar në kategorinë-etiketat e postimeve tuaja.

Vetëvritet bashkëthemeluesi i Reddit Aaron Swartz

Ngjashëm, ju mund të caktoni një orar të posaçëm se kur dëshironi që të postohen përditësimet në Google Plusin tuaj.

Derisa dlvr.it është shërbimi i parë i palës së tretë që iu mundëson që të vendosni përmbajtjen në Google Plus, ata e kanë bërë këtë veçori në dispozicion vetëm për përdoruesit me pagesë dhe publikuesit duhet të japin 9.99 dollarë në muaj për të mbushur Google+ me furnizuesit e tyre RSS. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Përpjekja e fundit e Kim Dotcom për ti shpëtuar burgut

dlvr-it

Lajmet e fundit>