Ja se si

Si të regjistroni telefonatat në smartfonin tuaj

Publikuar , 31 Janar 2013
0
Si të regjistroni telefonatat në smartfonin tuaj

Record callsNëse jeni duke bërë një intervistë përmes telefonit, nëse po mbani një telefonatë të rëndësishme konference apo diçka tjetër, ju duhet një mënyrë për të regjistruar telefonatat.

Nëse keni një smartfon, atëherë jeni me fat: ka shumë aplikacione për këtë.

Por, para se të bëheni gati për t’i shkarkuar duhet të keni parasysh disa çështje tepër të rëndësishme lidhur me privatësinë.

Sigurisht që shtete të ndryshme kanë ligje të veçantë lidhur me këto situata, por një nga gjërat që duhet të bëni gjithmonë është ta bëni me dije personin tjetër se po e regjistroni dhe sigurisht të merrni aprovimin e tij.

Si Google Voice ashtu edhe Call Recorder Pro e informojnë personin tjetër se telefonata po regjistrohet.

Aplikacionet për Android dhe iPhone

Apple App Store dhe Google Play Store ofrojnë disa opsione – disa pa pagesë dhe disa me pagesë, disa janë të mira dhe disa jo edhe aq të mira. Një nga aplikacionet më të mira është TeleStar’s Call Recorder—IntCall, e disponueshme për të dyja platformat. Funksionon vetëm me thirrjet dalëse.

Fatkeqësisht, është nga ato aplikacione që ju tarifon për minutë (10 cent/min në SHBA). call-recorder-int

Sigurisht që aplikacionin mund ta provoni pa pagesë (keni fillimisht 30 cent të vlefshme). Pasi ta keni regjistruar telefonatën, mund ta dëgjoni dhe ta dërgoni me e-mail në formatin .wav.

Nëse kërkoni diçka më të lirë, mund t’ju pëlqejë Handsfrë.ly’s Call Recorder Pro për iOS. Funksionon si me thirrjet dalëse ashtu edhe me ato hyrëse dhe ju kushton vetëm 99 cent për çdo regjistrim.

Regjistrimet ruhen në cloud, jo në telefon, por menjëherë ju dërgohet linku drejt skedarit MP3 sapo përfundon telefonata. Këto të fundit nuk mund të jenë më të gjata se 45 minuta. Përdoruesit e Android mund të shohin edhe Clever Mobile’s Call Recorder, një aplikacion pa pagesë që funksionon si me thirrjet dalëse ashtu edhe me ato hyrëse. Gjithsesi për ta shkarkuar, varet nga modeli i telefonit që keni, pasi jo të gjitha janë të suportuara.

LEXO EDHE:  Del në dritë tableti i ri i Samsung Galaxy Tab S6

Një zgjidhje universale: Google Voice

Nëse nuk e gjeni aplikacionin që ju pëlqen, ose nëse telefoni juaj nuk i ekzekuton aplikacionet, ju mbetet një alternativë e shkëlqyer: Google Voice.

Google voiceSa herë që jeni duke folur përmes numrit GV, pavarësisht telefonit që po përdorni, mund të shtypni 4 për të filluar regjistrimin dhe po 4 për ta ndaluar atë (do të dëgjohet një zë që lajmëron të dy pjesëmarrësit në telefonatë se ajo po regjistrohet.)

Më pas mund të kyçeni tek llogaria juaj Google Voice për ta dëgjuar, shkarkuar apo shpërndarë regjistrimin. Dhe të gjitha këto janë pa pagesë. Lajmi i keq? Google Voice funksionon vetëm me thirrjet dalëse. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>