Ja se si

Si të regjistroni video të ekranit të iPhone dhe iPad?

Mar 19 2018
0 Shpërndarje
Nëse doni të bëni regjistrim mjafton të shtypni opsionin e nëse doni të përfundoni regjistrimin mjafton të riktheheni në qendrën e kontrollit dhe të rishtypni butonin e regjistrimit. Si të regjistroni video të ekranit të iPhone dhe iPad?

Me sistemin e ri të iOS është prezantuar edhe një funksion i shumëpritur nga përdoruesit: regjistrim në format video të asaj çka po ndodh në ekranin e një iPhone apo iPad.

Duke filluar që nga regjistrimi i lojërave për tu ndarë me miqtë, procedura apo guida për ti u dërguar klientëve deri tek klipe të thjeshta për të ndarë fantazitë me miqtë, iOS 11 ka sjellë një nga funksionet më të kërkuara: regjistrimin e videove të ekranit, pra regjistrimin e asaj që jeni duke bërë në telefon për momentin.

Për të shfrytëzuar këtë opsion, si fillim duhet instaluar iOS 11 e më tej dhe gjithashtu aktivizimi i funksionit të regjistrimit. Për këtë mjafton të ndjekim këto hapa:

Settings/Control Center/Customize Controls dhe nëpër zëra gjendet opsioni i Screen recording

Ky funksion duhet të jetë i i aktivizuar. Më pas në opsionet e kontrollit do të gjendet një ikonë e cila ofron opsionin e regjistrimit të ekranit. Nëse doni të bëni regjistrim mjafton të shtypni opsionin e nëse doni të përfundoni regjistrimin mjafton të riktheheni në qendrën e kontrollit dhe të rishtypni butonin e regjistrimit.

Videot do të ruhen në galerinë e fotove dhe videove të telefonit tuaj dhe më pas do të jenë të disponueshme për tu shpërndarë me miqtë dhe të tjerë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>