Lajmet

Si të rigjeni të dhënat e humbura nga formularët online nga shfletuesi juaj

Publikuar , 27 Tetor 2013
0
Si të rigjeni të dhënat e humbura nga formularët online nga shfletuesi juaj

browser-form-data-1024x682Të gjithëve mund të na ketë ndodhur të paktën njëherë. Teksa kishim plotësuar deri në fund një formular online, padashje shtypëm butonin e kthimit prapa kur në fakt donim të fshinim një pjesë teksti, por për shkak se kishim klikuar jashtë kësaj të fundit, shfletuesi e kuptoi veprimin sikur dëshironim të ktheheshim një faqe më prapa.

Sigurisht, kjo është vetëm një prej skenave prej së cilave mund të humbasim të dhënat që kemi plotësuar në një formular online, por ndoshta një prej më të ndeshurave gjatë këtyre veprimtarive.

Nëse formularët janë të gjatë dhe përmbajnë shumë hapësira për të shkruar, atëherë një gjë e tillë mund të na prishë shumë punë dhe të na harxhojë shumë kohë për ta rishkruar nga fillimi. Fatmirësisht, ka një zgjidhje edhe për këtë gjë.

lazarus-restore-field-100065807-large

Ekziston një funksionalitet shtesë i cili mund të rigjejë të dhënat e humbura. Ai quhet Lazarus dhe është i disponueshëm për Chrome, Firefox, dhe Safari. (Na vjen keq përdorues të Internet Explorer)

Lazarus ruan gjithçka që shkruani në një formular online (opsionet mund t’i zgjidhni vetë si dëshironi), madje edhe në mënyrë të sigurt, me një fjalëkalim.

Për të rikthyer të dhënat, mjafton të kërkoni për një simbol të vogël sipër çdo kutize që po plotësonit. Më pas mund të zgjidhni cilën pjesë teksti dëshironi të riktheni. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  AKEP i dorëzon Telekom Albania frekuencat 800Mhz

Lajmet e fundit>