Lajmet

Si të shihni të gjitha faqet e një artikulli në një të vetme

Publikuar , 29 Gusht 2013
0
Si të shihni të gjitha faqet e një artikulli në një të vetme

Të gjithë e kemi provuar: gjejmë një artikull tepër interesant dhe shohim që duhet të kalojmë shumë faqe para se të shkojmë tek ajo që duam të dimë vërtet. Më poshtë do t’iu paraqesim disa alternativa se si mund të lexoni në një faqe të vetme artikujt që kanë shumë faqe.

Mos harroni se jo të gjitha faqet do të funksionojnë me të gjitha opsionet e mëposhtme, por duke i ditur të gjitha keni mundësi t’i alternoni dhe të shihni se cila punon.

Hapni versionin Printer-Friendly

Në qoftë se uebfaqja që po lexoni ofron versionin Printer-Friendly, mjafton të klikoni “Print” ose “Printer-Friendly” dhe i gjithë materiali do të shfaqet në një dritare të vetme.

Hapini automatikisht faqet me Page One për Chrome dhe Safari

Nëse nuk dëshironi t’i bëni gjërat manualisht, atëherë mund të instaloni Page One për Chrome dhe Safari. Suporton një sërë faqesh por funksionon vetëm me ato që kanë një version “Printer-Friendly” ose “View all”.

Shikojini në të gjitha faqet me Re-Pagination për Firefox

Për përdoruesit e Firefox ekziston një funksionalitet shtesë që ndihmon me artikujt me shumë faqe dhe quhet Re-Pagination. Pasi ta instaloni, klikoni butonin “Next” në çdo artikull me shumë faqe dhe zgjidhni Re-Pagination > Load All.

Dërgojini artikujt në shërbimet në cloud

Së fundmi, mund të dërgoni çdo artikull në shërbime si Evernote Clearly, iReader (për Chrome dhe Firefox), ose Readability. Qëllimi i tyre është t’i bëjë më të lexueshëm duke hequr reklamat, formatimin e tepërt si dhe elemente të tjera më pak të dobishme në një faqe. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Edhe Microsoft OneNote pajiset me "Dark Mode"

ku-bigpic

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>