Ja se si

Si të shihni videot në YouTube në sekondën kur keni ndaluar së pari

Publikuar , 22 Janar 2013
0
Si të shihni videot në YouTube në sekondën kur keni ndaluar së pari

Në Chrome dhe Firefox: Ju ka rastisur të jeni duke parë një video në YouTube, papritur ju ka dalë një problem dhe duhet të largoheshit nga kompjuteri?

Pasi riktheheni, duhet të kontrolloni se tek cili moment i videos fillon pjesa që nuk keni parë dhe shpeshherë ju duhen disa sekonda për ta gjetur.

Tashmë ka një zgjidhje. Video Resumer është një shtesë e thjeshtë që mban mend momentin kur keni ndaluar së pari videon dhe e hap atë po në atë moment kur riktheheni për ta parë.

Video Resumer nuk ka nevojë për pothuajse asnjë instalim. Mjafton të instaloni plugin-in në Chrome apo Firefox dhe filloni të shihni video.

Nëse ndaloni në një moment të caktuar dhe e mbyllni faqen, ajo do të mbajë mend këtë moment dhe herës tjetër që riktheheni, do ta hapë videon pikërisht në çastin ku keni ndaluar së pari.

Në linqet e mëposhtme gjeni shtesën për Chrome dhe Firefox:

Video Resumer (pa pagesë) | Chrome Web Store

Video Resumer (pa pagesë) | Firefox Add-Ons via GHacks. (PCWorld Albanian)

Youtube

LEXO EDHE:  Krijuesit e YouTube në panik nga politikat e reja të platformës

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>