Ja se si

Si të shohësh DVD në Nintendo Wii

Publikuar , 22 Korrik 2009
0
Si të shohësh DVD në Nintendo Wii

Për lojtarët e pasionuar, Wii lë për të dëshiruar. Grafika të gjeneratës së kaluar, disa lojëra për të rritur, komunitet të dobët online dhe pamundësia për të parë DVD, janë disa mangësi që më kanë shtyrë që të tërhiqem nga Wii dhe të ble një tjetër platformë lojërash.

Tani, sidoqoftë, për ata që kanë dëshiruar që Wii të mundësonte shikimin e DVD-ve, kjo mundësi është më e lehtë se kurrë më parë dhe nuk rrezikohet dëmtimi i garancisë.

Çfarë ju duhet

  • Nintendo Wii me sistem 3.2
  • Kartë SD të formatuar si FAT/FAT32 (jo më e madhe se 2GB, sidoqoftë Wii nuk mund të lexojë SDHC)
  • Një lexues/shkrues për karta SD
  • Lojën The Legend of Zelda: Twilight Princess për Wii
  • “Twilight Hack” (loja e modifikuar Zelda) dhe Homebrew Channel Installer, të dyja mund të gjenden tek hbc.hackmii.com
  • DVDX (aplikacion që i lejon Wii të lexojë DVD) dhe MPlayer (softuer që mundëson shikimin e DVD-ve komerciale), të dyja janë të shpjeguara dhe mund të shkarkohen nga wiibrew.org

Instalimi i softuerit

  1. Vendosni në kompjuter kartën SD, në lexuesin përkatës dhe kopjoni direktorinë “private” nga Twilight Hack, si dhe skedarin ‘boot.dol’nga Homebrew Channel.
  2. Vendosni kartën në Wii dhe fshini skedarin e ruajtur nga Zelda në Wii File Manager (filloni një lojë të re nëse tashmë nuk keni një skedar të ruajtur). Nëse ju duhet skedari i ruajtur për të luajtur, së pari mund ta kopjoni në kartë dhe pastaj ta kopjoni përsëri mbrapa, pasi të instaloni HBC-në.
  3. Në diskun e lojës Zelda, lexoni tekstin në unazën e brendshme në të cilën shkruhet “RVL-RZDE-0A-0” ose “RVL-RZDE-0A-2”. Secili version punon, por duhet të aplikoni metodën e saktë (për të parën duhet TwilighHack0 ndërsa për të dytën duhet TwilightHack2, të dy janë të përfshira në të njëjtin shkarkim).
  4. Shkoni në SD përmes Wii File Manager dhe kopjoni versionin e saktë të skedarit.
  5. Vendosni diskun e lojës Zelda dhe filloni lojën. Do të duhet të shikoni skedarin e ruajtur nga Twilight Hack. Zgjidheni atë për të filluar lojën. Pasi të mund të kontrolloni Linkun, kthehuni mbrapa (e di që duket e çuditshme) që të fillojë instalimi i Homebrew Channel. Pas një apo dy minutash, HBC do të instalohet dhe mund ta shikoni atë si çdo kanal Wii.
LEXO EDHE:  AKEP masa konkrete në funksion të konkurrencës efektive

Pastaj, duhet të instaloni aplikacionet për DVD.

  1. Vendosni Kartën SD në lexuesin e kartave, fshini skedarin boot.dol dhe direktorinë ‘private’.
  2. Krijoni një direktori në Kartën SD dhe emërojeni apps. Kopjoni direktoritë ‘dvdx’ dhe ‘mplayer’ në këtë dosje.
  3. Nxirrni Kartën SD nga lexuesi dhe rivendoseni në Wii. Ndizni platformën dhe startoni Homebrew Channel.
  4. Do të shihni dy aplikacionet që sapo kopjuat në kartë. Startoni instaluesin DVDX. Kur kjo të fillojë, zgjidhni Normal Installation dhe prisni derisa të mbarojë.
  5. Kthehuni në Homebrew Channel, vendosni ndonjë film në Wii dhe filloni programin MPlayer. Për të parë filmin, zgjidhni DVD-Video nga menyja MPlayer, dhe pastaj Play DVD (ose Play Title#1). Pas disa momentesh filmi do të fillojë.

Më duhet të përmend se softueri MPlayer ka shumë probleme. Funksionet në menynë e DVD-së janë shumë të pështjelluara dhe jo çdo film që kam provuar është hapur. Instalimi i softuerëve të tjerë të paliçensuar gjithmonë bart në vete një sasi rreziku, por hej kjo është pjesë e zbavitjes. (PCWorld Albanian)

Tags >

CDDVDwii
Lajmet e fundit>