Ja se si

Si të shtoni shortcut-et tuaja personale në dritaren dialoguese të ruajtjes së skedarëve në Windows

Publikuar , 05 Prill 2014
0
Si të shtoni shortcut-et tuaja personale në dritaren dialoguese të ruajtjes së skedarëve në Windows

hlgo8yyud6wm9duq1xbsKur dëshironi të ruani një skedar në Windows ju hapet një dritare e cila ka në të majtë disa prej vendndodhjeve më kryesore ku mund t’i ruani materialet. Prej atje, nëse dëshironi t’i ruani thellë nëpër folderë, duhet të klikoni disa herë. Fatmirësisht, ka një mënyrë se si mund të shtoni folderët që dëshironi në pjesën e majtë të dritares ruajtëse.

shortcutJa se çfarë duhet të bëni:

1. Hapni Registry Editor duke shtypur tastin Windows dhe duke kërkuar për “regedit.” Klikoni Enter dhe navigoni tek HKEY_CURRENT_USER > Software > Microsoft > Windows > CurrentVersion > Policies > comdlg32 > Placesbar.

2. Nëse comdlg32 dhe Placesbar nuk ekzistojnë, mund t’i krijoni. Klikoni me të djathtën tek Policies, shkoni tek New > Key, dhe vendosini emrin comdlg32. Përsëriteni këtë proces për Placesbar duke klikuar me të djathtën tek comdlg32 key.

3. Prej atje, klikoni me të djathtën në një hapësirë boshe në panelin djathtas, zgjidhni New > String Value, bëni një klikim të dyfishtë mbi të, dhe vendosini emrin Place0. Mund t’i modifikoni pesë prej hyrjeve Places me çelsat me emrat Place0, Place1, Place2, Place3, dhe Place4, nëse dëshironi.

4. Bëni një klikim të dyfishtë mbi Place0 dhe vendosni pathin e folderit që dëshironi në kutizën Value Data. Nëse doni t’i vendosni një emër folderi si My Computer ose Desktop, mund ta bëni duke krijuar një vlerë të re DWORD (32-bit) në vend të një vlere String dhe duke i dhënë një prej vlerave që gjenden këtu.

5. Kur të mbaroni, përsëriteni proceson me Place1, Place2, Place3, dhe Place4 nëse dëshironi.

LEXO EDHE:  Si do të ngjajë Galaxy Note 10? Këto janë imazhet më të qarta që kemi

6. Dilni nga Registry Editor.

Tani, kur të ruani një skedar, do të shihni shortcut-et e përzgjedhura në shiritin anësor. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>