Biznes

Si të transferosh 337 milionë dollarë për vetëm 40 cent? Kjo është çfarë Bitcoin bën të mundur

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Nëntor 2019
0
Por ajo që bëri më shumë përshtypje nuk ishte sasia e bitcoin të zhvendosur por në fakt tarifa e paguar për këtë transaksion: vetëm 0.40 dollarë. Si të transferosh 337 milionë dollarë për vetëm 40 cent? Kjo është çfarë Bitcoin bën të mundur

Transaksione masive kanë ndodhur pas skenave ndërsa tregu i kriptomonedhave pësoi humbje të mëdha në ditët e fundit.

Një transaksion në veçanti i cili zhvendosi 337 milionë dollarë në bitcoin ngriti alarmin në mbarë industrinë.

Por ajo që bëri më shumë përshtypje nuk ishte sasia e bitcoin të zhvendosur por në fakt tarifa e paguar për këtë transaksion: vetëm 0.40 dollarë.

Duke qenë se lëvizja transferoi miliona dollarë në bitcoin duke paguar vetëm disa cent tarifë, vë në pah lehtësitë që sjell kriptomonedha përkundër transfertave tradicionale.

Adresa marrëse është një portofol me vetëm tre transaksione të regjistruara. Me shumë mundësi është një lojtar madhor i industrisë i cili po konsolidon fondet e tij për arsye sigurie.

Reagimet ndaj transfertës 46,000 bitcoinësh shkaktoi shok, surprizë dhe frikë të një shembjeje tjetër në bitcoin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Uebsajti zyrtar i kriptomonedhës hakohet për të dërguar maluerë

Lajmet e fundit>