Ja se si

Si të zotëroni versionin e fundit Windows të VLC

Publikuar , 19 Tetor 2012
Si të zotëroni versionin e fundit Windows të VLC

Versioni standard i Windows 8 nuk do të përfshijë Windows Media Center apo aftësinë për të luajtur DVD-të automatikisht. Prandaj, keni arsye për t’i hedhur një sy më me hollësi VLC media player, një aplikacion që bën jashtëzakonisht shumë gjëra në Windows.

Me VLC mund të shihni video streaming nga interneti apo të ngarkoni video në formë streaming në internet, të menaxhoni podcastet, të bëni video nga një webcam dhe padyshim, të luani DVD. Madje edhe Blu-ray. Dhe këto janë thjesht maja e ajsbergut.

Ndoshta gjithë lista e opsioneve të VLC mund t’ju duket pak e frikshme dhe vrisni mendjen se ku mund t’i gjeni të gjitha butonat apo menutë që lidhen me to. Në këtë guidë, do t’ju tregojmë karakteristikat më interesante dhe më të kërkuara të VLC player, i cili duhet theksuar se është një program pa pagesë.

Më tepër se thjesht një DVD player

DVD-të nuk janë disqet e vetme që mund të lexojë VLC. Ai mund të lexojë gjithashtu CD standarde audio, VCD, SVCD si dhe Blu-ray, duke filluar nga ky vit. Nëse programi refuzon të luajë DVD-në tuaj të preferuar, mund të instaloni këto kodekse (rrezikun e merrni përsipër ju). Një alternativë tjetër është kopjimi i filmit në kompjuterin tuaj përmes MakeMKV[1].

Çdo video mund ta hapni përmes Media > Open File.

VLC suporton të gjitha llojet e formateve si dhe nuk merr parasysh vendin nga ku i shihni videot, kështu që kjo nuk ju pengon të ndiqni filmat e huaj që preferoni.

VLC suporton edhe formatet OGG, FLAC apo ISO disc images.

Nëse dëshironi të shihni video streaming nga interneti, klikoni Media > Open Network Stream. Opsioni Media > Open Capture Device shfaq inpute nga webcam apo sinkronizues të kartave televizive.

LEXO EDHE:  Procesorët AMD Ryzen 7000 debutojnë më 15 Shtator

Kapni imazhe nga videot

VLC, ashtu si HTC One X, përfshin një opsion tepër zbavitës që ju lejon të kapni imazhe nga videot. Thjesht shkoni tek Video > Snapshot. Imazhet ruhen automatikisht në folderin Pictures dhe brenda tij me emrin “VLC-(data dhe ora)”. Për të ndryshuar këto preferenca, shkoni tek Preferences > Video > Snapshot .

Shihni podcaste dhe radio interneti në streaming

Programi ju lejon të menaxhoni podcastet tuaja apo të gjeni një radio që doni ta dëgjoni. Klikoni View > Playlist për ta hapur atë, dhe më pas zgjidhni Internet për të parë opsionet nga ku mund të dëgjoni. Përfshihen qindra stacione radio nga e gjithë bota dhe janë të gjitha pa pagesë.

Nëse dëshironi të ndiqni herë pas here podcastet e preferuara, klikoni butonin plus me ngjyrë gri ngjitur me Podcasts dhe vendosni URL-në për furnizuesit RSS që i përket podcastit tuaj.

Mund të zgjidhni të dëgjoni audio apo të shihni video në streaming duke gjetur stacione nga lista apo duke shtuar me URL furnizuesin RSS të stacionit që ju dëshironi.

Ndryshoni pamjen e VLC

Ndoshta pamja e jashtme e VLC nuk është edhe aq interesante. Madje ajo ngjan si shumë programe të tjera që mund të shkarkoni falas. Por kjo nuk ju kufizon këtu. Ju mund të ndryshoni pamjen e programit sipas preferencave tuaja. Thjesht shkarkoni një skin nga faqja ueb e VLC dhe më pas shkoni tek Tools > Preferences > Interface. Në pjesën Look and Feel, zgjidhni Use custom skin dhe më pas skedarin .vlt që keni shkarkuar.

Transkodimi i skedarëve me VLC

Nuk ka shumë programe që suportojnë aq mirë ASV1 apo tipe të tjera ezoterikë si VLC.

LEXO EDHE:  11 shërbime të Apple përfundojnë offline

Megjithatë, VLC është edhe konvertues.

Transkodimi i mediave ekzistues në një format tjetër mund të bëhet duke klikuar Media > Convert/Save dhe më pas Add, ku mund të zgjidhni skedarin. Nëse keni titra, zgjidhni kutizën përkatëse.

Më pas klikoni Convert/Save dhe Browse, për vendin ku doni ta ruani. Vendosini emrin që dëshironi por mos harroni të shkruani manualisht prapashtesën (nga ato që ndodhen në listën Save as) si p.sh .mpg, .mov, .ogg or .wav.

Me VLC mund të konvertoni edhe një skedar video në audio dhe anasjelltas. Gjithsesi, përpiquni të konvertoni në formate që suportohen nga pjesa më e madhe e pajisjeve, për të mos pasur probleme me shikimin apo dëgjimin e skedarëve. Në këtë link mund të gjeni gjithashtu informacione të vlefshme mbi kodekset e ndryshme. Në fund klikoni Start dhe prisni përfundimin e procesit.

Kopjimi i DVD-ve, disqeve Blu-ray dhe internet streams me VLC

Fillimisht, sigurohuni që keni të drejtat për të ruajtur një nga materialet e sipërpërmendura në kompjuterin tuaj. Procesi është i thjeshtë. Klikoni Media >Convert/Save dhe më pas Disc. Opsionet në vazhdim janë të ngjashme me ato që përmendëm pak më lart. Mos harroni që kopjimi kërkon vërtet një kohë të gjatë. Kopjimi i DVD-ve apo CD-ve nuk është problem me VLC, por ai i disqeve Blu-ray mund të jetë i tillë. Nëse hasni probleme me të, mund të shkarkoni MakeMKV që mund të suportojë BD+-encoded Blu-rays si dhe AACS-encoded Blu-rays të vjetra.

Ruajtja e videove nga webcam apo streaming është e thjeshtë, por metodologjia ndryshon pak. Klikoni Media > Open (Network Stream or Capture Device) por në vend të Play, klikoni Stream. Identifikoni burimin, klikoni Next dhe sigurohuni që destinacioni ndodhet ne File. Mund të regjistroni video edhe gjatë kohës që po e ndiqni atë online, thjesht duke klikuar butonin Record. Për ta shtuar këtë buton në toolbar, klikoni View > Advanced Controls.

LEXO EDHE:  Apple parashikon të shesë 100 milionë iPhone 13

Transformoni videot në art ASCII

Ndoshta është diçka pa kuptim por tepër argëtuese. VLC mund të përkthejë videot në art ASCII, pra vetëm shkronja dhe numra. Klikoni Tools > Preferences > Video.

Më pas, nga menuja drop-down zgjidhni Output (në seksionin Display) dhe selektoni Color ASCII Art Video Output. Filloni videon dhe shijojeni pamjen e re.

Mos harroni ta ktheni në opsionin origjinal pasi të përfundoni së pari në artin ASCII. (PCWorld Albanian)