Lajmet

Si u skanuan të gjitha IP-të për 12 ditë

Publikuar , 16 Tetor 2012
Si u skanuan të gjitha IP-të për 12 ditë

Në shkurt të vitit 2011, Botneti Sality duket se bëri një kërkim në hapësirën e të gjithë IP adresave të llojit IPv4, në kërkimin e formave të korruptimit të VoIP të cilat ishin të cenueshme.

Kërkimet në Universitetin e San Diego në Kaliforni, zbuluan aktivitetin e Botnetit. Skanimi zgjati për 12 ditë dhe ishte shumë i planifikuar, aq sa nuk do mund ta dallonte askush.

Janë skanuar disa milionë IP në një kohë të shkurtër

Kërkuesit në UCSD Network Telescope, regjistruan një aktivitet. Universiteti rezervoi një bllok të tërë IP-sh për UCSD “Darknet”.

Meqë UCDS kishte të gjithë bllokun e IP-ve 10.0.0.0 zbuloi se ai po skanohej i tëri që nga fillimi deri në fund.

Më vonë u zbulua se jo vetëm blloku 10.0.0.0 po skanohej nga ky “malware”, por i gjithë interneti. Mund të shihni dhe videon e stimuluar, se si janë skanuar disa milionë IP në një kohë aq të shkurtër.

Hakerët kanë vënë në shënjestër VoIP sepse donin të përfitonin dhe të merrnin telefonata pa pagesë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Krijuesi i antivirusit të njohur akuza për mashtrim dhe pastrim parash