Lajmet

Si Windows XP edhe Windows 7 “refuzon” të vdesë

Publikuar , 04 Shkurt 2019
0
Të dhënat e tregut të sistemeve operativ desktop zbulojnë surpriza të mëdha për fundin e 2018-ës. Ndërsa pritej që Windows 7-ta të rrisë ritmin e rënies, gjatë Janarit ndodhi e kundërta. Si Windows XP edhe Windows 7 “refuzon” të vdesë

Të dhënat e tregut të sistemeve operativ desktop zbulojnë surpriza të mëdha për fundin e 2018-ës.

Ndërsa pritej që Windows 7-ta të rrisë ritmin e rënies, gjatë Janarit ndodhi e kundërta.

Së bashku me Windows 10-ën u rritën në përqindje tregu. Të dhënat që vinë nga Netmarketshare tregojnë se Windows 10-ta ka kaluar barrierën e 40% duke shkuar në 40.9%.

Muajin e kaluar ishte në 39.22%. Edhe pse ra gjatë Dhjetorit, Windows 7 në Janar u rrit me 0.29%, diçka e pazakontë për sistemin operativ që po i afrohet fundit të jetës.

Por nëse Windows 7 u rrit, Windows 10 nga i mori pikët? Kryesisht nga përdoruesit e larguar nga Windows XP që ra në 2.76% nga 4.54% një muaj më parë.

Në Janar të vitit të ardhshëm Windows 7 nuk do të mbështetet më. E thënë thjeshtë nuk do të marrë më përditësime sigurie dhe një vit nuk mjafton për kalimin e të gjithë përdoruesve në Windows 10.

A do të përfundojë sistemi i dytë operativ më popullor si Windows XP kur Microsoft tu detyrua të shtynte datën e ndalimit të mbështetjes? /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ripple eliminon pozitën e CMO krejtësisht

Lajmet e fundit>