Lajmet

Si duket qendra kontrolluese kompjuterike për Lojërat Olimpike Dimërore

Publikuar , 18 Shkurt 2010
0
Si duket qendra kontrolluese kompjuterike për Lojërat Olimpike Dimërore

Në fakt, gjërat kanë qenë shumë të qeta brenda një ndërtese në lindje të Vankuverit , ku është e vendosur qendra për operacionet teknologjike. Këtu ka kaluar në një vizitë Cnet, dhe ka bërë disa imazhe rreth kësaj qendre kontrolluese dhe ka bërë intervistë me disa prej punëtorëve.

“Brenda këtu, detyra jonë është që të mërzitemi” tha Magnus Alvarsson nga Atos Origin, që është një prej personave përgjegjës për mbikëqyrje të sistemit të IT-së së lojërave olimpike.

Një prej problemeve më të mëdha kanë qenë gjërat e vogla si harrimi i fjalëkalimeve nga njerëzit pjesëmarrës në lojëra olimpike apo lëvizje e kompjuterëve prej një eventi në një event tjetër. “Në monitorimin tonë kjo shfaqet sikurse dikush po ç’kyç diçka” tha Alvarssson.

Ekipi i tij gjithashtu ka pasur për detyrë të lëviz disa kabllo në një pozicion tjetër kur është riformuar shtegu, pas vdekjes së atletit nga Gjeorgjia.

Megjithëse Lojërat kanë filluar të mbahen vetëm para disa ditëve dhe punëtorët po vazhdojnë monitorimin, Alvarsson tha se mendimet e tija janë tek procesi i nxjerrjes së sasive të mëdha të pajisjeve kompjuterike dhe të rrjetit, tek pika të caktuara përgjatë Vankuverit dhe Whistler-it.

Në fund ai u shpreh se është shumë i lumtur se nuk po merret me ujësjellësin, por thjeshtë po kryen punën e IT-së.

Në imazh pjesërisht mund të vëreni disa kompjuterë, por në fakt në këtë qendër janë të vendosur 6.000 kompjuterë, 800 serverë, 800 pajisje rrjeti dhe 130 Terrabajt të dhëna, që drejtojnë lojërat olimpike dimërore.

Në këtë kategori nuk ka medalje.

LEXO EDHE:  Një aplikacioni i rreme përditësimesh për telefonët Samsung është shkarkuar 10 milionë herë

Lajmet e fundit>