Lajmet

Signal dhe Telegram raportojnë rritjen të ndjeshme përdoruesish për shkak të WhatsApp

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Janar 2021
Mëse 100 mijë përdorues instaluan Signal në dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google në dy ditët e fundit. Telegram pati 2.2 milionë shkarkime sipas firmës analitike Sensor Tower. Signal dhe Telegram raportojnë rritjen të ndjeshme përdoruesish për shkak të WhatsApp

Aplikacionet Singal dhe Telegram raportuan rritjen të papritur të numrit të përdoruesve menjëherë pasi rivali më i madh WhatsApp përditësoi termat e shërbimit duke shkaktuar debat.

WhatsApp, që përdor teknologjinë e enkriptimit të Signal, lançoi ditën e Mërkure termat e rinj të shërbimit duke ju kërkuar përdoruesve që të ndajnë informacionet e tyre me rrjetin social Facebook ose të ndalojnë së përdoruri aplikacionin.

Disa aktivistë të privatësisë kërkuan përdoruesve që të kalojnë në aplikacione si Signal dhe Telegram. Popullariteti i Signal u rrit më tutje pasi u lavdërua edhe nga Elon Musk për ndjekësit e tij në rrjetin social Twitter por edhe bosi i këtij të fundit Jack Dorsey.

Mëse 100 mijë përdorues instaluan Signal në dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google në dy ditët e fundit. Telegram pati 2.2 milionë shkarkime sipas firmës analitike Sensor Tower.

Instalimet e reja të WhatsApp ranë me 11% në 7 ditët e para të 2021 krahasuar me javët e kaluara por ende sipas Sensor Tower kishte 10.5 milionë shkarkime globalisht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rekordet e iPhone 12 do të vijojnë me iPhone 13 thonë analistët