Analiza

Signal, Telegram dhe WhatsApp: Cili aplikacion komunikimi është më i sigurtë

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Janar 2021
Më 7 Janar në një cicërimë në rrjetin social Twitter, moguli i teknologjisë Elon Musk vijoi kritikat në drejtim të Facebook duke sugjeruar përdorimin e Signal. Signal, Telegram dhe WhatsApp: Cili aplikacion komunikimi është më i sigurtë

Nëse jeni në udhëkryq zgjedhjeje mes Signal, Telegram dhw WhatsApp, ne ju themi të mos shpërdorni kohë më tepër dhe të shkoni me Signal. E themi këtë duke mos u mbështetur tek funksionet e lezetshme apo opsionet e bukura, kjo ka të bëjë me privatësinë dhe në këtë drejtim askush nuk e mund dot Signal.

Mbase jeni në dijeni të asaj çfarë ndodhi së fundi. Më 7 Janar në një cicërimë në rrjetin social Twitter, moguli i teknologjisë Elon Musk vijoi kritikat në drejtim të Facebook duke sugjeruar përdorimin e Signal.

Rreth të njëjtës kohë u mbyll rrjeti social Parler dhe përdoruesit e tij shkuan në drejtim të Facebook dhe Twitter. Ishte stuhia e vërtetë që i shërbeu mësë miri Signal dhe Telegram të cilët tërhoqën miliona përdorues.

Të gjitha këto rrethana krijuan paqartësi edhe rreth aplikacioneve të komunikimit. Të tre aplikacionet që kemi përmendur më lartë kanë disa të përbashkëta, janë të disponueshëm në App Store dhe Play Store, kanë verifikim me dy faktorë dhe përdoren për të dërguar foto dhe video. Madje kanë enkriptim për thirrjet zanore dhe video.

Signal, Telegram dhe WhatsApp përdorin të tre enkriptim fundor që do të thotë se nëse dikush intercepton mesazhet, ato nuk janë të lexueshme. Por nga ana tjetër është problem për agjencitë ligjzbatuese të cilat nuk arrijnë të lexojnë mesazhet e kriminelëve.

Këtu nisin edhe diferencat mes Signal, Telegram dhe WhatsApp dhe në këtë artikull shpjegojmë çdo gjë që duhet të dini.

Signal

  • Nuk grumbullon të dhëna, vetëm numrin e telefonit
  • Nuk ka reklama, financohet nga Fondacioni Signal
  • I hapur (Open Source)
  • Enkriptim: Protokolli Signal
LEXO EDHE:  Telefonët të cilët WhatsApp do të ndalojë së funksionuari më 1 Nëntor

Signal është aplikacion i thjeshtë për tu instaluar dhe funksionon si çdo aplikacion tjetër komunikimi. Zhvillimi open source mbështetet nga Fondacioni Signal e madje është përdorur prej vitesh edhe nga ikona të privatësisë si Eduard Snouden.

Ajo që dallon Signal është dërgimi i mesazheve plotësisht të enkriptuara që mund të jenë foto, video, audio apo tekst. Kur flitet për privatësi vështirë të mundet Signal. Përtej enkriptimit, ka një mori funksionesh privatësie si kyçje të aplikacionit, njoftime boshe, mjete për turbullimin e figurës dhe mesazhe që fshihen vetë.

The Guardian, The Washington Post, The New York Times dhe The Wall Street Journal të gjithë rekomandojnë punonjësve të tyre të përdorin Signal. Për vite me radhës sfida kryesore e Signal ka qenë adoptimi. Dërgimi i një mesazhi të enkriptuar është fantastik, por nëse marrësi nuk përdor Signal atëherë privatësia juaj rrezikohet.

Me mbështetjen e Musk dhe Dorsey, tashmë aplikacioni po rritet ndjeshëm në popullaritet.

Telegram

  • Të dhënat: emri, numri i telefonit, kontaktet, ID e përdoruesit
  • Falas për tu përdorur, së shpejti me platformë reklamimi dhe funksione premium, financohet nga themeluesi
  • Pjesërisht open-source
  • Enkriptimi: MTProto

Telegram qëndron në mesin e peshores së privatësisë dhe distancohet nga aplikacionet e tjera të komunikimit sepse ka krijuar ambient të ngjashëm me një rrjet social. Ndërsa nuk grumbullon të dhëna sa WhatsApp, nuk ofron thirrje video në grup të enkriptuara si WhatsApp por as nuk ka privatësinë dhe transparencën e Signal.

Të dhënat e grumbulluara nga Telegram mund të përdoren për bërë lidhjen me emrin, numrin e telefonit, listën e kontakteve dhe ID e përdoruesit. Telegram gjithashtu merr informacion për adresën IP, diçka që Signal nuk e bën. Dhe ndryshe nga Signal dhe WhatsApp, mesazhet 1-ne-1 nuk enkriptohen por ju duhet ta aktivizon vetë atë. Mesazhet në grup nuk enkriptohen. Hulumtuesit kanë zbuluar se skema MTProto e enkriptimit të Telegram ishte open-source por disa pjesë të tij jo andaj nuk është e qartë çfarë ndodh me mesazhet e përdoruesve kur arrijnë serverët e Telegram.

LEXO EDHE:  Thirrjet audio dhe video vinë në aplikacionin Windows dhe Mac të WhatsApp

Aplikacioni ka pësuar thyerje të sigurisë në të kaluarën. Afro 42 milionë ID dhe numra telefoni janë ekspozuar në Mars të 2020-ës nga hakerë Iranianë. Një tjetër problem sigurie në Telegram u shfrytëzua nga autoritetet Kineze në 2019-ën gjatë protestave të Hong Kong. Funksioni GPS përmes të cilit mund të gjeni të tjerët pranë jush kishte probleme në vetvete.

WhatsApp

WhatsApp

  • Të dhënat: Tepër për tu listuar këtu
  • Falas, version biznesi, financohet nga Facebook
  • Nuk është open-source, përveç enkriptimit
  • Enkriptimi: Protokolli Signal

Ka një diferencë mes sigurisë dhe privatësisë. Siguria është mbrojtja e të dhënave nga aksesi i paautorizuar dhe privatësia është mbrojtja e identitetit pavarësisht kush përpiqet ta aksesojë atë informacion.

Në frontin e sigurisë, WhatsApp është po aq i sigurtë sa Signal duke qenë se përdor protokollin e enkriptimit të këtij të fundit. Por ashtu si Telegram është hakuar në të kaluarën.

Telefoni i Jeff Bezos u hakua në Janar të 2020-ës përmes një videoje dërguar në WhatsApp. Në Dhjetor të të njëjtit vit, prokurori i përgjithshëm i Teksasit tha se Facebook dhe Google kishin nënshkruar një marrëveshje për zbuluar mesazhe të dërguara në WhatsApp.

Një kompani spyware ka arritur të hakojë 1,400 pajisje përmes WhatsApp duke qenë se funksioni i ruajtjes së mesazheve në cloud nuk ishte enkriptuara. Po pavarësisht këtyre nuk është siguria që të shqetëson më shumë për WhatsApp.

Edhe pse thotë se nuk sheh dot mesazhet e enkriptuara është një listë e gjatë që WhatsApp grumbullon rreth jush si: ID unike e pajisjes, të dhënat e përdorimit dhe reklamimit, historiku i blerjes dhe informacioni financiar, vendndodhja fizike, numri i telefonit, informacioni i kontaktit, çfarë produktesh keni ndërvepruar së fundi, sa shpesh përdorni aplikacionin, si performon dhe lista vijon.

LEXO EDHE:  Tregu i kriptomonedhave shtoi 114 miliardë dollarë vlerë në 24 orë

Është shumë më tepër sesa Signal dhe Telegram marrë së bashku grumbullojnë. WhatsApp thotë se nuk sheh vendndodhjen tuaj. Gjithashtu informacionet financiar i merr vetëm në vendet ku aplikohen shërbime financiare si Brazili.

A është WhatsApp më i dobishëm sesa Signal dhe Telegram? Po është! A është më i bukur? Po është. A është po aq i sigurtë? Nuk e dimë derisa të shohim kodin burimor. Por a është më privat? Për privatësi të vërtetë ju rekomandojmë Signal. /PCWorld Albanian