Lajmet

Siguria e pajisjeve të Huawei më e dobët se e konkurrentëve thonë ekspertët Britanikë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Qershor 2019
0
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump diskutoi për kompaninë kineze me kryeministren në largim të Britanisë së Madhe, Theresa May, gjatë qëndrimit të tij në Londër. Siguria e pajisjeve të Huawei më e dobët se e konkurrentëve thonë ekspertët Britanikë

Siguria aktuale e pajisjeve të kompanisë Huawei është më e keqe se ajo e kompanive konkurrente perëndimore, ka thënë një zyrtar i lartë britanik për çështje të sigurisë kibernetike.

“Huawei si kompani krijon gjëra shumë ndryshe nga kompanitë perëndimore. Njëra arsye e kësaj është edhe fakti se ata janë zhvilluar shumë shpejt dhe një pjesë tjetër, ndoshta është çështje kulturore”, ka thënë Ian Levy, drejtor i Qendrës Kombëtare për Siguri Kibernetike të Britanisë së Madhe, gjatë një konference në Londër.

Çështja e sigurisë së pajisjeve të kompanisë kineze Huawei tashmë është temë e diskutimit në gjitha takimet dypalëshe të vendeve më të fuqishme në botë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump diskutoi për kompaninë kineze me kryeministren në largim të Britanisë së Madhe, Theresa May, gjatë qëndrimit të tij në Londër.

Shtetet e Bashkuara e kanë vënë Huawein në listën e kompanive me të cilat kompanitë amerikane nuk bashkëpunojnë.

Kjo, për arsye se administrata amerikane thotë se kjo kompani po bashkëpunon me qeverinë kineze, dhe paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Huawei dhe qeveria kineze i kanë mohuar këto pretendime. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Youtube ka fshirë 58 milion video gjatë tre mujorit të tretë të vitit

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>