Lajmet

Siguria e procesorëve AMD ka qenë e ekspozuar për 9 vitet e fundit

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Mars 2020
0
Hulumtuesit i kanë detajuar problemet e sigurisë tek AMD në Gusht të 2019-ës por ende nuk kanë marrë një përgjigje nga kompania e cila ka zgjedhur heshtjen muajt e fundit. Siguria e procesorëve AMD ka qenë e ekspozuar për 9 vitet e fundit

Nuk janë thjeshtë çipet Intel të cilët janë vulnerabël ndaj problemeve të sigurisë.

Hulumtuesit e Universitetit Graz të teknologjisë kanë detajuar disa probleme sigurie tek procesorët AMD të 2011 të cilat janë nën sulme dhe mund të shfrytëzohen për të përvetësuar informacione.

Ekspertët e sigurisë i tremben një impakti të mundshëm në performancën e prcoesorëve duke pasur në konsideratë atë çfarë ndodhi me problemet e sigurisë Meltdown dhe Spectre të procesorëve Intel.

Hulumtuesit i kanë detajuar problemet e sigurisë tek AMD në Gusht të 2019-ës por ende nuk kanë marrë një përgjigje nga kompania e cila ka zgjedhur heshtjen muajt e fundit.

Por gjetjet nuk janë pa problemet e tyre. Mendohet se Intel ka financuar hulumtimin duke hedhur dyshime mbi vërtetësinë e fakteve dhe objektivitetin e studimit.

Megjithatë autororët kanë zbuluar probleme edhe në çipet e Intel duke rrëzuar pretendimet e lartpërmendura. AMD nuk i mbetet rrugë tjetër vetëm se të përmirësojë dizajnet e procesorëve për tu mbrojtur nga sulmi i ashtuquajtur “Take A Way.” /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Hulumtuesit gjejnë një problem fundamental me sigurinë e Bluetooth

Tags >

AMDintel