Siguri

Siguria e robotëve kërcënimi i radhës

Publikuar , 09 Tetor 2009
0
Siguria e robotëve kërcënimi i radhës

Sipas Tadayoshi Kohno nga Network World, asistent profesori pranë Universitetit të Uashingtonit, hulumtimet në robotë tregojnë se siguria është pothuajse gjithmonë në rend të dytë.

Ai ka deklaruar se është befasuar sesa lehtë është të komprometohen robotët dhe mbi dëmet potenciale që mund t’i shkaktojnë ata si rezultat.

Disa robotë operojnë përmes pikave kyçëse pa tela dhe ekipi i Kohno-së ka zbuluar se një sulmues i pozicionuar afër do të mund të lidhej në robotin e dikujt. Robotët si Rovio gjithashtu mund të kontrollohen përmes internetit dhe mund të bëjnë që ai të bëhet një makinë spiunazhi e kontrolluar prej së largu.

Njerëzit harrojnë që robotët janë kompjuterë të vegjël dhe si të tillë ata mund të thyhen (hack). Por robotët mund të bëjnë edhe shumë gjëra tjera përveç spiunazhit. Vandalizmi robotik mund të jetë një problem madhor pasi që edhe robotët e dobët mund të shtyjnë diçka në drejtim të shkallëve.

LEXO EDHE:  Google manualisht ka analizuar 1 milionë video për përmbajtje terroriste

Lajmet e fundit>