Vëzhgim

Silicon Vally në kërkim të inxhinierëve të softuerit

Publikuar , 28 Mars 2011
0
Silicon Vally në kërkim të inxhinierëve të softuerit

New York TImes ka raportuar se kompanitë që po tentojnë të konkurrojnë për talentin më të mirë janë duke sjellë në ofertë shujta pa pagesë, transportim pa pagesë dhe opsione të stokut, e madje ka edhe oferta të tilla që shkojnë prej prerje flokësh pa pagesë e deri tek iPad, e madje edhe returët që mund të marrin qenin me vete në punë.

Instagram, një kompani në fazat e hershme të zhvillimit për shkëmbim të fotografive (Për Instagram mund të lexoni më shumë në numrin e radhës të PCWorld Albanian që botohet në prill), sjellë ushqim dhe pije pa pagesë për të gjithë punëtorët e saj.

Në anën tjetër Google po shtrydhë konkurrencën duke iu ofruar mundësinë punëtorëve të saj që t’ia paguajë një pjesë të edukimit për titull në shkenca kompjuterike duke paguar shuma prej 90,000 deri në 105,000 dollarë në vit.

Techflash ka raportuar se në Seattle ka beteja të ashpra mes kompanive për të rekrutuar inxhinier të softuerit, e madje ofrohen edhe deri në 3,000 dollarë bonuse për punëtorët që ndihmojnë kompaninë e tyre të rekrutojnë inxhinierë të rinj të softuerit, si dhe kanë ofruar mundësinë për të fituar edhe një Apple iPad për ata që mund ta arrijnë këtë.

E vlen të theksohet se kompani si Facebook, Zynga dhe Hulu së fundi kanë zgjeruar biznesin e tyre edhe në Seattle për të kërkuar talent teknik. A mos ndoshta është kjo shenjë e qartë se duhet të fokusohemi më shumë në edukim këtu në Kosovë dhe të jemi në gjendje të eksportojmë kuadro edhe jashtë vendit? Si thoni ju? /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Lajmet e fundit>