Vëzhgim

Sindikata e PTK-së kërkon përgjegjësi

Publikuar , 20 Korrik 2010
0
Sindikata e PTK-së kërkon përgjegjësi

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Postë Telekomit të Kosovës, Milazim Alshiqi ka shprehur gjatë ditës së sotme shqetësimet e punëtorëve për mundësinë e privatizimit të PTK-së. Sipas Alshiqit, PTK-ja ka përfitime të mëdha dhe nuk është në humbje ashtu siç thuhet.

“Pra PTK asnjëherë nuk e ka marrë asnjë cent nga Qeveria e shtetit të Kosovës por, përkundrazi ka ndihmuar gjithmonë sepse fal zotit që e ka mundësinë ekonomike. Thëniet që PTK ka rënie në të hyra, është duke u dobësuar çdo ditë, ju lutëm të nderuar media ju lutem të nderuara që ata që dëgjojnë që faktet shifrat ekonomike flasin ndryshe”, tha Alshiqi.

Alshiqi kërkoi që strategjia e Qeverisë së Republikës së Kosovës për privatizimin e Postës të analizohet në mënyrë të detajuar nga parlamentarët. Ai tha se bastisjet e EULEX-it në PTK, nuk kanë të bëjnë me privatizimin e kësaj ndërmarrjeje.

“Ato rastet të cilat është fut EULEX-i janë raste individuale edhe ne si sindikatë e kundërshtojmë shumë faktin që tani pretendohet të jetë edhe një nga arsyet që PTK të privatizohet gjoja që ka keqpërdorime, ka jo menaxhim të mirë. Kush mund të garantojë në këtë botë që edhe në ndërmarrjet private nuk ka keqpërdorime”, tha Alshiqi.

Sindikalistët e PTK-së kërkuan nga kryeshefi ekzekutiv Shyqyri Haxha të japë përgjegjësi para Bordit të PTK-së. Ata thanë se qysh në vitin 2008, kanë kundërshtuar kontratën e PTK-së me DardaPhone.

Në konferencën ndërkombëtare të investitorëve për Post – Telekomin e Kosovës, ishte vlerësuar se nga shitja e saj, do të përfitojë shteti, ndërsa kompania do të lirohet nga ndikimet politike.

Sot edhe shefi ekzekutiv i Postë-Telekomit të Kosovës ka thënë për gazetën “Koha Ditore” se nuk është i sigurtë nëse ka qenë e favorshme apo jo kontrata e PTK-së për bartjen e telefonisë mobile virtuale tek “DardaPhone”. Kjo kontratë po hetohet nga EULEX-i, edhe pse kanë kaluar dy vjet që nga koha e nënshkrimit të saj.

LEXO EDHE:  Lufta e Instagram me popullaritetin fals jep efektet e para

Por ai ka theksuar për Kohën Ditore se kontrata është sjellë e gatshme nga Bordi i PTK-së për tu nënshkruar, dhe në këtë formë ai nuk është përgjegjës për këtë kontrat. Sipas tij Bordi Drejtues i PTK-së është përgjegjës për marrëveshjen milionëshe, si dhe ekspertët e korporatës që kishin përgatitur kontratën e PTK “DardaPhone” për shërbimet që kjo kompani private do t’i kryente si operator në Rrjetin Mobil Virtual (MVNO).

Lajmet e fundit>