Lajmet

Sindikata kundër miratimit të strategjisë për privatizimin e PTK-së

Publikuar , 29 Korrik 2010
0
Sindikata kundër miratimit të strategjisë për privatizimin e PTK-së

Kuvendi i Kosovës miratoi dje në parim strategjinë për privatizimin e PTK-së. Por, drejtuesit e Sindikatës mendojnë se votimi nuk është kryer si duhet pasi në sallë nuk ishin prezentë shumica e deputetëve.

Kryetari i sindikatës Milazim Alshiqi ka theksuar se vetëm 30% e deputetëve kanë votuar për këtë strategji. “Unë besoj se është një shqetësim i madh për të gjithë se si është marrë vendimi në Kuvendin e Kosovës. Nga proporcioni i deputetëve del se vendimi i deputetëve është në një 30%, pra i vogël.”

Alishiqi njëherit ka kritikuar deputetët për mos-informim rreth procesit. “Gjatë bisedave që kemi pas me ta shumica prej tyre nuk janë të njoftuar në mënyrë të argumentuar se si duhet të vendoset fati i PTK-së. Nuk e njohin këtë materie, nuk hyjnë në analiza për të parë se sa është ekonomikisht i arsyeshëm me u privatizu apo sa është i arsyeshëm me u kundërshtu”.

Ai potencoi se votimi në Kuvend nuk do të ndikojë tek ta, por do të vazhdojnë që me argumente edhe më të forta ta kundërshtojnë procesin e privatizimit të PTK-së. 

LEXO EDHE:  Djaloshi nga Prishtina bën revolucion në industrinë e shëndetësisë përmes teknologjisë

Lajmet e fundit>