Blog

Singapor, jepet dënim me vdekje përmes Zoom

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Maj 2020
0
Një burrë është dënuar me vdekje në Singapor, vendimi i cili u dha përmes platformës Zoom ndërsa vendi është në një izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit. Singapor, jepet dënim me vdekje përmes Zoom

Një burrë është dënuar me vdekje në Singapor, vendimi i cili u dha përmes platformës Zoom ndërsa vendi është në një izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Punithan Genasan, 37 vjeç, u dënua ditën e Premte për përfshirjen e tij aferë të shpërndarjes së drogës në 2011.

Kjo është hera e parë në vendin Aziatik që jep një vendim i tillë online. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se dhënia e një vendimi të tillë ndërsa bota gjendet përballë një pandemie globale është e tmerrshme.

Shumica e çështjeve në gjykatat e Singaporit janë shtyrë deri më 1 Qershor kur pritet të mbarojë periudha e izolimit në vend.

Rastet të cilat konsiderohen të një rëndësie të veçantë po mbahen përmes platformave online. Singapori ka një tolerancë zero ndaj aferave të drogës. Në 2013, 18 persona u ekzekutuan për këtë arsye. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zoom lançon versionin e ri të aplikacionit mobil pas kritikave të sigurisë

Tags >

Zoom