Vëzhgim

Sipas Google, Kina po përzihet me Gmail

Publikuar , 21 Mars 2011
0
Sipas Google, Kina po përzihet me Gmail

Ndërmarrja të dielën në një deklaratë tha: “Në lidhje me Google nuk ka ndonjë çështje në anën tonë. Ne kemi kontrolluar intensivisht. Ky është një bllokim qeveritar, i dizajnuar me kujdes për t’u parë se problemi ka të bëjë me Gmail.”

Ndërhyrja e dyshuar mendohet të jetë e lidhur me veprimtarinë kineze online të frymëzuar nga vërshimi i protestave prodemokratike në Lindjen e Mesme. Vitin e kaluar, Google filloi që të ridërgonte përdoruesit kinezë në makinën e vet kërkuese në Hong Kong, duke cituar ndalesat kineze dhe piraterinë informatike./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni YouTube për Apple TV ndërmori një tjetër hap në drejtimin e gabuar

Lajmet e fundit>