Harduer

Sipas një raporti, HP do të kalojë në anën e fitimtarëve me “Chromebook”

Publikuar , 29 Janar 2013
0
Sipas një raporti, HP do të kalojë në anën e fitimtarëve me “Chromebook”

Një tjetër shitës i madh i PC-ve ka njoftuar se është duke planifikuar një ofertë “Chromebook”.

Javën e kaluar, ishte Lenovo; këtë javë sipas raporteve, askush tjetër përveç HP-së. Acer, ndërkohë, është ngjitur lart në saj të shitjeve të Chromebook-ve. Sipas një materiali në PDF që Verge ka gjetur në faqen e HP-së , kompania është duke planifikuar një “Pavilion Chromebook”.

Pajisja do të ketë një ekran 14-inç, një procesor 1.1GHz Celeron, 2 GB RAM. Jetëgjatësia e baterisë është me sa duket një tjetër element kyç ndryshe, megjithatë, me listë spekulohet vetëm 4 orë dhe 15 minuta.

Samsung Chromebook, nga ana tjetër, ofron afër shtatë orë. Megjithatë, është e vështirë që të mos çuditemi mbi fenomenin “Chromebook” në rritje, sidomos tani që të tillë shitës të mëdhenj janë duke u përfshirë.

Presidenti i Acer, Jim Wong tha për Bloomberg se Chromebooks kanë numëruar 5% deri në 10% të dërgesave të SHBA-së nga Acer që nga muaj nëntor. The Street, duke iu referuar së fundi Chromebook Lenovo e përshkruan si “një tjetër gozhdë në arkivolin e Microsoft-it.”

Shefi ekzekutivi i Microsoft-it, Steve Ballmer do të mbahet mend për mendimin për Linux si një”kancer”. Kohë më parë ai shprehu shqetësimin mbi konkurrencën nga Linux sesa nga Apple. (PCWorld Albanian)

HP chromebook

LEXO EDHE:  HP përditëson laptopin e lojërave Omen 15

Tags >

HP
Lajmet e fundit>