Biznes

Sipas një raporti, kërkesa për profesionistë SEO ndër më të lartat dhe në rritje

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Dhjetor 2019
0
Të dhënat e Linkedin Sales Navigator zbulojnë se në SHBA aktualisht kërkohen 47,500 punonjës SEO ndërsa në SHBA ekzistojnë 909 mijë punonjës me titullin SEO. Sipas një raporti, kërkesa për profesionistë SEO ndër më të lartat dhe në rritje

Një studim i publikuar nga Linkedin tregon sesa e madhe dhe në rritje është kërkesa për profesionistë SEO.

Të dhënat e Linkedin Sales Navigator zbulojnë se në SHBA aktualisht kërkohen 47,500 punonjës SEO ndërsa në SHBA ekzistojnë 909 mijë punonjës me titullin SEO.

Mesatarisht i bie të jetë 20 persona për një vend pune. Po të krahasojmë ky raport për inxhinierët e softuerit është 10/1, për menaxherët e produktit 30/1 dhe për dizajnerët 23/1.

Duke hyrë më tepër në detaje, 26 mijë e 500 njerëz në Linkedin kanë fjalën SEO në titullin e vendit të tyre të punës. Shumica punojnë në marketing dhe reklamim.

Gjithashtu shumica punojnë në kompani të vogla deri të mesme me 1 deri në 200 punonjës. Të dhënat gjithashtu tregjnë se pjesa më e madhe e tyre ose 10 mijë e 500 janë të rinj në profesion me 1-5 vite eksperiencë. 4 mijë kanë eksperiencë 6-10 vite dhe 3 mijë mbi 10 vite eksperiencë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mbi 300 të arrestuar në mbarë botën nën akuzën e pornografisë së fëmijëve

Tags >

SEO
Lajmet e fundit>