Harduer

Sipas NVIDIA 2019 do të jetë një vit i madh për laptopët e lojërave

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Shkurt 2019
0
Për shkak të kartave grafike të pashitura, Nvidia mund të mos lançojë një model të ri të rangut të mesëm gjatë tre mujorit të ardhshëm. Sipas NVIDIA 2019 do të jetë një vit i madh për laptopët e lojërave

NVIDIA postoi të ardhurat të cilat kaluan pritshmëritë e Wall Street për tre mujorin e katërt të 2018-ës. Edhe pse ishte zhgënjyeses analistët prisnin më pak të ardhura sesa raportoi në të vërtetë kompania dhe një prej faktorëve mendohet të ketë qenë kërkesa e fortë për laptopë lojërash.

CEO i Nvidia Jensen Huang në një intervistë për GamesBeat tha se të ardhurat ishin jo të kënaqshme sepse kartat grafike RTX sapo kishin dalë në shitje.

Për shkak të kartave grafike të pashitura, NVIDIA mund të mos lançojë një model të ri të rangut të mesëm gjatë tre mujorit të ardhshëm.

Kartat e rangut të mesëm mbeten nëpër depo për shkak të rënies së interesit për kriptomonedhat.

Duke folur për 2019-ën Huang tha se do të jetë një vit i madh për laptopët e lojërave. Të paktën 40 laptopë me karta grafike RTX do të debutojnë gjatë vitit.

Këta laptopë do të pajisen me karta grafike të rangut të mesëm NVIDIA të cilat kanë teknologjinë “real-time ray tracing”.

NVIDIA tha se janë të pakta ato lojëra të cilat përfitojnë nga avantazhet e kartave grafike RTX. Disa prej tyre janë Battlefield V dhe Metro Exodus.

Vitin e kaluar shitjet e laptopëve të lojërave u rritën me 50%. Themelet e industrisë nuk kanë ndryshuar. Sot ka lojtar më shumë se kurrë më parë. Kohët e fundit ka pasur ndryshime në popullaritetin e lojërave kompetitive që përdoren në e-sporte. Fokusi ka shkuar në avantazh të Fortnite, Apex Legend, apo PUBG.

Këto janë lojëra që kërkojnë harduerë të fuqishëm dhe tërheqin shumë lojtarë për shkak të karakterit të tyre social.

LEXO EDHE:  Interneti "çmendet" nga prezantimi më i fundit i Microsoft

Huang beson se po jetojmë në epokën e artë të lojërave. /PCWorld Albanian

Tags >

Nvidia
Lajmet e fundit>